2 KORRIK 1990 - DARDANIATV

Vai ai contenuti

Menu principale:

2 KORRIK 1990

28 vite nga revolta e heronjve të ambasadave
Nga Sali Berisha

Sot 28 vjetori i revoltes se ambasadave!

Miq, si sot 28 vjet me pare, rinia e Tiranes kryesisht ajo punetore u ngrit me nje trimeri te rralle e te papare kunder diktatures staliniste me barbare te Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te pasluftes se dyte boterore ne Europë, dhe me nje guxim te jashtezakonshem shemben Murin e Berlinit ne Tirane. Mijera e mijera djem dhe vajza kryesisht punetor ose te papune por edhe intelektuale guximtare, vershuan ne oborret dhe ndertesat e ambasadave te huaja kryesisht asaj gjermane ne Tirane, dhe ne nje perballje epike mposhten rregjimin mizor te Ramiz Alise, diktature qe ekzekutoi me qindra te rinj dhe te reja ne kufijte e vendit ne vitin 1990 dhe zvarriste ne rruget dhe sheshet e qyteteve te vendit trupat e tyre te bere shosh nga plumbat per te mbjelle tmerr dhe terror tek qytetaret shqiptar.

Kurajo dhe heroizmi i heronjve te revoltes se ambasadave, per shkak te frikes qe mbreteronte ne shoqerine tone, nuk gjeti mbeshtetjen masive te gjere e publike te qytetareve dhe intelektualeve te Tiranes.

Por megjithe kete, kjo revolte ishte mesazhi me i fuqishem i shqiptareve te shtypur per boten e lire dhe burimi me i madh i frymezimit i studenteve liberatore, qe me revolucionin e tyre te dhjetorit 1990 do te themelonin pluralizmin politik dhe Parine Demokratike e do te çelnin dyert e mbyllura te lirise per shqiptaret.

Ndaj ju ftoj te dashur miq te shprehim se bashku mirenjohjen tone me te thelle dhe nderimin me te madh per djemte, vajzat, burrat, grate e revoltes se ambasadave, qe me trimerine u treguan shqiptareve rrugen e lirise!


Presidenti Hashim Thaçi:

Pas Kushtetutës së 2 korrikut 1990, Kosova realizoi projekte të mëdha politike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 28 vjetorin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.

Thaçi ka thënë se ajo ishte një akt konstitucional për realizimin e aspiratave të popullit tonë për shtetësinë e Kosovës.

“Delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, me guxim, maturi dhe pjekuri politike e artikuluan vullnetin e qytetarëve, i cili çoi drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ai më tej ka shtuat se pas shumë zhvillimeve historike, Kosova më në fund ka realizuar projekte të mëdha politike, si çlirimin, tranzicionin dhe pavarësinë.

Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 e ka kujtuar edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Albin Kurti kujton 2 Korrikun, kërkon ‘Republikë të Tretë’

Sot bëhen 28 vjet që kur delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, miratuan Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut.

Këtë datë e ka kujtuar i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke u shprehur se me shpalljen e kësaj deklarate, delegatët i dhanë formë dhe përmbajtje për herë të parë Republikës së Kosovës.

Mirëpo, as me këtë rast ai nuk ka lënë anash kritikat për institucionet e vendit, duke uruar që të mos ketë organizim për këtë datë.

“Shpresoj që Kryeministri dhe Kryeparlamentari nuk do të bëjnë ndonjë organizim a ceremoni sot. Pas ceremonisë së dështuar për 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit vetëm sa do të shkaktojnë njëherë ankth e pastaj zhgënjim te qytetarët”, ka shkruar ai.

Kurti ka kujtuar se tutje në këtë deklaratë përmendet “vetëvendosja politike”.

“Delegatët u mblodhën jashtë dyerve të Kuvendit, sepse nuk lejoheshin të hynin aty, në kushtet e represionit të pushtetit të Serbisë. Me shpalljen e Deklaratës Kushtetuese ata i dhanë formë e përmbajtje për herë të parë Republikës së Kosovës, si një republikë-për-rezistencë. Në deklaratë përmenden konceptet më të rëndësishme, “vetëvendosja politike” dhe “demokracia autentike”, si baza të shtetformimit modern, republikan e demokratik edhe pse nën okupim”, ka shkruar Kurti, duke shtuar se paradoksalisht, në liri e me pavarësi të shpallur, në Republikën e Dytë që tani i mbushi një dekadë, u shfaq arbitrariteti dhe mohimi i demokracisë e i vetëvendosjes.

”Kjo na obligon të çojmë përpara projektin tonë për Republikën e Tretë, ku liria më në fund do të bashkohet me demokracinë, vetëvendosjen, zhvillimin e drejtësinë”, ka përfunduar Kurti.

 
Torna ai contenuti | Torna al menu