Menu principale:
Bedri Coku
Rrëfen Bedri Çoku: Klithmat e nëndheshme që tronditën Shqipërinë. Si u pushkatuan në kampin e Spaçit; Koprenca, Kokomani dhe Lezha
-
(Fjala e mbajtur me rastin e përvjetorit të tre të pushkatuarve të kampit – burg të Spaçit, Xhelal Koprenca, Fadil Kokomani dhe Vangjel Lezha, organizuar nga Ambasada e Republikës së Austrisë, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Studimeve për krimet dhe pasojat e komunizmit, ISKK.)
Të nderuar pjesëmarrës,
Ndodhemi pranë kampit-
Bëhet fjalë për ngjarje madhore, shumë domethënëse për politikën shqiptare, para dhe paskomuniste : E para, Kryengritja e Famshme e të burgosurve politikë të Spaçit, e cila filloi më 21 Maj të vitit 1973, dhe përfundoi në mënyrë tragjike më 23 Maj, me pushkatimin 4 djemve të rinj , Skënder Daja, 23 vjeç, Pal Zefi, 29 vjeç, Hajri Pashaj, 29 vjeç, dhe Dervish Bejko, 27 vjeç, si dhe me arrestimin e 80 të burgosur të tjerë, nga të cilët 61 u ridënuan me burgime të rënda. Të përkthyera në vite+burg i kalojnë njëmijë e treqind vjet. Por jo vetëm kaq… Një ngjarje tjetër, po në Spaç, po kaq tragjike erdhi si rrjedhim e një thepisjeje të madhe të ngjarjeve politike – ekonomike të Shqipërisë më 1978 -
I vetizoluar dhe i vetëshpallur shtet i diktaturës së proletariatit, klika kriminale, që drejtonte vendin, e molepsur nga megalomania e kreut të shtetit, pretendonte se ideologjikisht përfaqësonte kreun botëror të udhëheqjes marksiste-
E konsideroj nder dhe vlerësim të madh ardhjen e ambasadorëve të nderuar e të rëndësishëm për vendin tonë, pikërisht këtu, në vendin ku burrat dhe të rinjtë antikomunistë dhe demokratët shqiptarë, atdhedashës, vuajtjen në këtë katakomb dantesk, por, pikërisht pse ishin të tillë ata djem e burra vendosën për të sulmuar shtetin më të egër të diktaturës komuniste në botë. E them me krenari që ishte lulja e djelmërisë shqiptare, ishin bijë apo trashëgimtarë familjesh të mirënjohura të historisë së kombit tonë. Po përmend nipin e shkodranit të famshëm, Hodo Sokolit, që luftoi kundra grabitësve të trojeve shqiptare, me malazezët, Sami Dangëllia, ky Mandela i Botës, që e nisi kalvarin e vuajtjeve në burgun e Burrelit, më 1944 dhe u lirua me arkivol nga burgu i Shën Vlashit, pasi kishte bërë dyzetë e një vjet burg, pa që i lirë asnjë ditë. Shteti kriminal nuk dëshironte të mbijetonte një i burgosur, Kampion Bote, në Shqipëri, ndaj e la tri ditë e tri net, me stomak të plasur, pa e çuar në spitalin e Sarandës, jo më shumë se 12 kilometra larg. Ishte viti 1987. Me të drejtë “Zëri i Amerikës” në atë kohë, e shpalli Sami Dangëllinë Kampionin e botës, me 41 vjet burg. Por kush është kujtuar për këto ngjarje ekstremisht kriminale në Shqipërinë pluraliste? Apo për pesë mijë varret e paditura, ku dergjen eshtrat e njerëzve që donin Shqipërinë të lirë e demokratike, ku familjarët e tyre, nipërit e mbesat, miqtë dhe dashamirët mund të çonin një lule mbi varret e dashurve?
Them se Revolta e famshme e të Burgosurve Politike të Spaçit, ishte një ngritjekrye edhe për faktin e thjeshtë se ata nuk patëm pushkë e topa, por, për tri ditë e tri net, arritën ta mundnin pushtetin komunist. Për këtë është dëshmitarë i gjithë populli i Mirditës. U çliruan gati 2000 metro katrorë të mëmëdheut nga klika komuniste. U shporrëm kriminelët nga banesat e tyre, për tri ditë e tri net. U ngrit Flamuri Kombëtar, pa yllin e kuq, simbolin e internacionalizmit proletar, mbi dy krerët e shqiponjes, i cili u valëvit krenar në majën më të lartë të hapësirës së çliruar nga demokratët antikomunistë. Vërtet që nuk patën pushkë e raketa, por ama përdorën grushte, dru dhe hekura që goditëm pa mëshirë ata që po i përdornin si skllevër. Nuk patën strategë ushtarakë, por patën shpirtin e tyre të pa epur dhe dëshirën e madhe për ta mposhtur diktaturën. Ata bashkuan të gjitha krahinat e Shqipërisë me “Këshillin Krahinor” që e formuan gjatë zhvillimit të kryengritjes. Qenë të parët në Shqipëri që krijuan “Faltoren e Parë të mëkatarëve”, të cilët, për interesa të ngushta personale, kishin dëmtuar dhe dëmtonin bashkëvuajtësit e tyre, u falën nga Këshilli Krahinorë dhe, iu dha mundësia për t’u bashkuar me kryengritësit, duke shfaqur, me këtë rast, në mënyrë demonstrative, urrejtjen e tyre kundra regjimit. Ata çliruam veten, por nxitën edhe popullin të çlirohej si ata. Kryengritja e tyre mori dhenë edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Agjenci të ndryshme nëpër botë e përhapën si rrufe lajmin për aktin e guximshëm të burgosurve politikë në Kampin shfarosës të Spaçit. Ata lëshuam thirrje për të gjitha fuqitë e mëdha të botës, nëpërmjet spikerëve që hipnin mbi tarracën e pallatit dhe lexonin me zë të lartë promemoriet që lëshonte shtabi i kryengritjes: I bënë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Sovjetik, Kinës, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, si dhe të gjitha vendeve të fuqishme të Evropës e të Globit, për t’i ndihmuar të çliroheshim nga diktatura komuniste. Parullat tyre me zë të lartë ishin: Poshtë…komunizmi”…”Poshtë…diktatura komuniste!”..“Rroftë…Amerika!”…“Rroftë Evropa Demokratike”…”Rroftë Bashkimi dhe Sigurimi Evropian”…”Ja vdekje, ja liri”…
Të gjitha këto që po i dëgjoni sot nga unë, mund t’i gjeni në arkivat e Shtetit shqiptar, sepse ngjarja e famshme është e filmuar dhe incizuar besnikërisht nga klika në fuqi. Vetëm vullneti dhe dëshira e mirë duhet për të zbuluar e thënë të vërtetën. Askush nuk e vuri në dyshim, në atë kohë, tronditjen e madhe që i shkaktoi shtetit të diktaturës, Kryengritja e të Burgosurve Politikë të Spaçi




