ITALI- KOSOVE - DARDANIATV

Vai ai contenuti

Menu principale:

ITALI- KOSOVE

Veseli-Caselatti: Italia përkrah Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike

     
Veseli-Caselatti: Italia përkrah Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot kryetaren e re të Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati, me të cilën biseduan për zhvillimet politike, perspektivën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe parlamenteve.

Duke e falënderuar zyrtaren e lartë të Forza Italia, Casellati për vizitën e saj të parë në Kosovë pas marrjes së detyrës së re, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se Republika e Kosovës i konsideron vlerë të veçantë raportet shumë të mira që ka ndërtuar me shtetin italian. Ai tha se këto raporte kanë ndikim pozitiv në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Kryeparlamentari Veseli e ka informuar Casellati se Kosova i ka plotësuar tashmë të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe është në prag të marrjes së vendimit pozitiv nga ana e BE-së, ndërsa siç tha ai, në këtë proces, qëndrimi i Italisë është shumë i rëndësishëm.

Nga ana e saj, Presidentja e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati, tha se Italia e ka mbështetur dhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve euro- atlantike.

Kryetarja e Senatit italian tha se përpos bashkëpunimit politik dhe atë në fushën e sigurisë, Italia do ta mbështesë Kosovën edhe më shumë në fushën ekonomisë.
“Unë do të jem zëri i Kosovës tek korporatat e mëdha italiane që të vijnë e të investojnë në Kosovë”, tha ajo.
Kryesenatorja italiane, Maria Elisabetta Alberti Casellati, nga ana e saj, pasi shprehu kënaqësinë për të arriturat e Kosovës, konfirmoi mbështetjen e plotë të Italisë për agjendën e integrimit euro-atlantik të Kosovës, të proceseve demokratike, si dhe të zhvillimit të ekonomisë e forcimit të mirëqenies së qytetarëve.
Të dy homologët u dakorduan që marrëdhëniet midis dy parlamenteve të forcohet dhe thellohen edhe më tej, në të gjitha nivelet e bashkëpunimit parlamentar.
Në fund të këtij takimi, presidentja e Senatit italian e ftoi kryeparlamentarin Veseli për vizitë zyrtare në Romë. (telegraf)

 
 
Torna ai contenuti | Torna al menu