KAMPET E PERQENDRIMIT - DARDANIATV

Vai ai contenuti

Menu principale:

KAMPET E PERQENDRIMIT

CIA ka zbardhur detaje mbi kushtet me të cilat përballeshin personat që internoheshin në kampe përqendrimi.



Sipas një dokumenti të deklasifikuar, amerikanët japin detaje me atë që përballeshin “rivalët” e regjimit. Aty tregohen kushte shumë të këqija në kampe.

Maj 1953

Kampi i përqendrimit të Tepelenës

Në kampin e përqendrimit të Tepelenës ka rreth 1300 persona të mbajtur me forcë, kryesisht familjarë të të arratisurve në Jugosllavi. Përveç të burgosurve shqiptarë ka dhe disa të burgosur jugosllavë të cilët trajtohen ndoshta më keq se shqiptarët. Rreth 70 për qind e të burgosurve janë gra e fëmijë, ndërsa pjesa tjetër janë burra të arrestuar për motive politike, ndër të cilat përfshihen dhe të pasurit e miqve apo të afërmve që janë arratisur jashtë shtetit. Personat në kamp vijnë nga të gjitha rajonet e Shqipërisë, ndërsa grupi më i madh është i përbërë me banorë të veriut të vendit. Kampi është i vendosur rreth 2 kilometra në veri të Tepelenës, pranë pikës ku lumi Bencia derdhet në Vjosë. Në zona janë ndërtuar kazerma për të burgosurit, të cilët banojnë të gjithë në katër dhoma me përmasa 20 metra me 5 metra. Në secilën prej tyre ka katër radhë me krevate dykatësh, dy prej të cilave janë vendosur përgjatë mureve dhe dy të tjerë në mes të dhomës. Ndërtesa është prej një materiali të fortë industrial, ka një çati me pllaka por nuk ka tavan. Të burgosurit jetojnë në këtë ndërtesë të grupuar sipas familjeve ose sipas lidhjeve miqësore. Rreth 300 deri në 500 njerëz janë të mbledhur në secilën prej dhomave por lejohen të kalojnë lirisht nga një dhomë në tjetrën. Ndërtesa nuk ka izolim dhe nuk ka ngrohje prandaj gjatë dimrit kushtet e jetesës janë të mjerueshme. Përveç kazermave të banimit ka dhe një ndërtesë zyrtare me katër dhoma ku janë zyrat e drejtorit të burgut, të asistentëve dhe disa ambiente banimi për ta. Ka gjithashtu një magazinë për ushqimin e kampit dhe të kafshëve të tij. Një infermieri e vogël pranë kampit ka katër dhoma dhe përdoret për vizita mjekësore. Aty ka gjithashtu disa krevate për të sëmurët. Kampi ka gjithashtu një strukturë që shërben si kuzhinë, që është e ndarë në dy dhoma, njëra për të gatuar deh tjetra për të magazinuar ushqimin. Kampi ka rreth dhjetë tualete. Kampi ruhet nga pesë policë në detyrë gjatë natës dhe nga dy policë gjatë ditës. Një nga të burgosurit shërben gjithnjë në detyrë në kazermat e banimit. Të burgosurit thonë se në këtë kamp trajtimi është më i mirë se në kampet e tjera dhe nuk ka abuzime të rënda si për shembull rrahjet. Dënimet bëhen kryesisht me anë të kritikave vokale për gratë ose shqiptarët, ndërsa për të huajt trajtimi është më i keq dhe arrin në refuzim ushqimi. Çdo i burgosur duhet të ketë çarçafët e batanijet e tij pasi kampi nuk ka të tilla. Nëse një i burgosur nuk ka tesha krevati ose të afërm që t’ia sjellin ai fle në krevatin e drunjtë të zhveshur. Të burgosurit duhet të kenë gjithashtu rrobat he këpucët e tyre pasi shteti nuk jep furnizime. Dhe si rezultat të burgosurit janë të veshur me rrecka dhe rroba të mbetura të cilat konsumohen shpejt gjatë punës së rëndë. Shteti furnizon kampin vetëm me ushqim dhe një copë sapun në muaj. Të burgosurit që kanë miq jashtë kampit mund të marrin ndihma për të blerë ushqim dhe veshje në qytet.

Ushqimi

Ushqimi gatuhet nga vetë të burgosurit. Ata marrin secili 600 gramë bukë në ditë dhe hanë tre vakte ushqimi. Në mëngjes ka çaj, në drekë supë fasulesh, makarona ose patate dhe shpeshherë e njëjta dhe për darkë. Në disa raste ka furnizim me oriz. Ushqimi gatuhet pa kujdes dhe në kushte të këqija sanitare prandaj ka shije të keqe. Ushqimi është gjithmonë i pamjaftueshëm pasi të burgosurit marrin racionin ditor të bukës në mëngjes dhe e hanë menjëherë, kështu që nuk u mbetet gjë për dy vaktet e tjera. Të burgosurit lejohen të marrin paku me ushqime nga jashtë por ato kontrollohen më parë nga policia. Ndërsa ata që nuk kanë miq ose të afërm janë të paushqyer. Ushqimi shërbehet në dhomën e ngrënies për individët dhe në enë më të mëdha për familjet. Gotat dhe enët e tjera të ngrënies duhet të sillen nga vetë të burgosurit. Në kamp rriten disa perime dhe fruta pro këto mbahen nga policia dhe administrata e kampit dhe nuk u jepen të burgosurve. Në kamp nuk magazinohen sasi të mëdha ushqimi por zakonisht sillen në furnizime të përditshme nga jashtë. Në këtë kamp nuk ka indoktrinim politik për të burgosurit, përveç leximit të përditshëm të shtypit që është i detyrueshëm. Leximi i veprave të tjera letrare apo artistike nuk lejohet. Nuk ka shfaqje filmash apo aktivitete të tjera kulturore. Vizitorët lejohen të takojnë të burgosurit sipas dëshirës, por nuk lejohen brenda rrethimit të kampit. Normalisht një polic dëgjon bisedat e bëra mes vizitorëve dhe të burgosurve, edhe nëse ato zgjasin për një ose dy orë. Gjendja sanitare në kamp është shumë e keqe dhe një numër i madh të burgosurish janë të sëmurë me tuberkuloz, një gjendje kjo që përkeqësohet nga mungesa e ushqimit, e ngrohjes dhe nga puna e rëndë. Grupi më i madh mes të sëmurëve janë fëmijët dhe burrat e rritur. Fëmijët preken ngaqë janë të pafuqishëm dhe meshkujt prej punës së rëndë. Kujdesi shëndetësor në kamp është minimal, në formën e një doktori që vjen një ose dy herë në muaj nga qyteti i Tepelenës. Ai zakonisht i dërgon rastet më të rëndë në spitalin e Gjirokastrës ndërsa të tjerët i trajton në kamp. Sëmundje të tjera që prekin të burgosurit janë malaria e cila ka infektuar shumë të burgosur, dhe dizenteria që ndodh herë pas herë në formë epidemie. Gjatë epidemisë së dizenterisë në 1950, 100 njerëz vdiqën gjatë tre muajve që ajo zgjati në kamp. Këto sëmundje përkeqësohen nga fakti që nuk ka masa higjenike dhe administrata nuk cakton asnjë ditë për larje apo pastrim. Gjendja përkeqësohet nga mungesa e sapunit dhe e ujit. Asgjë nuk bëhet për insektet dhe parazitët që kanë infektuar çdo cep të dhomave, veçanërisht krevatët e të burgosurve. Kampi nuk ka fshesa po të burgosurit përdorin degë për të pastruar një herë në javë.

Punët

Puna kryesore e të burgosurve është prerja e pemëve në malet sipër Tepelenës. Çdo punëtor ka kuotën e tij ditore për të plotësuar, zakonisht rreth 1 metër kub dru të prerë. Të burgosurit gjithashtu punojnë brenda kampit për ndërtimin e godinave të reja, ose caktohen në projekte të jashtme si hekurudha Elbasan-Peqin apo uzina e fabrika të zonës. Për shembull në nëntor 1950 një pjesë e të burgosurve të kampit u caktua të shkonte në hekurudhë dhe një tjetër të ndihmonte në ndërtimin e një fabrike në Vlorë. Të gjithë të burgosurit e aftë fizikisht meshkuj dhe femra duhet të punojnë, duke përjashtuar gratë e vjetra dhe nënat me bebe të vogla. Zakonisht meshkujt më të aftë zgjidhen për prerjen e pemëve ndërsa gratë dhe më të dobëtit caktohen për transport të drunjve ose punë shtëpie. Nuk ka një program të caktuar të punës pasi ajo kryhet nga agimi deri në perëndim për gjashtë ditë të javës, pa marrë parasysh kushtet e motit, dhe nganjëherë dhe të dielën. Të burgosurit kishin një orë pushim për vaktin e drekës në mesditë dhe shpeshherë ata e merrnin ushqimin me vete në punë. Të burgosurit punojnë në grup nga 20 deri në 150 vetë. Njëri zgjidhet drejtues i grupit dhe përgjigjet për punën e të gjithë anëtarëve. Përveç drejtuesit të grupit, të burgosurit shoqërohen dhe nga një polic, ndërsa për punën ata nuk mbikëqyren pasi secili duhet të plotësojë kuotën e tij. Grupeve që nuk u caktohet një detyrë specifike njoftohen në mëngjes. Nëse një i burgosur është i sëmurë ai mund të lejohet të mos shkojë në punë, ndërsa ata që hiqen si të sëmurë për të evituar punën dënohen rëndë. Herë pas here jepen amnisti për të burgosurit. Më 29 nëntor 1950 në kamp erdhi një zyrtar i ministrisë së brendshme dhe njoftoi se me rastin e festës së çlirimit partia dhe Shoku Enver Hoxha po lironin 150 familje, për të cilat do të kujdeseshin miqtë dhe familjarët. Të burgosurit u paralajmëruan që kur të kthehen në shtëpi “të kujtojnë se duhet të respektojnë dhe të zbatojnë urdhrat e autoriteteve, përndryshe do të riktheheshin në kamp”.

Kampi i përqendrimit të Maliqit

Kampi i përqendrimit të liqenit të Maliqit është rreth dy kilometra larg liqenit, mes kënetës dhe rrugës drejt Pogradecit. Në kamp ka rreth 1500 të burgosur që janë sjellë nga shumë burgje të vogla nga zona e Elbasanit, Tiranës, Korçës e Vlorës. Të burgosurit janë si të dënuar politikë dhe kriminelë të zakonshëm, të cilët gjithsesi nuk ndahen në kategori në kamp, siç ndodh në disa burgje. Pakënaqësia mes të burgosurve është e madhe, veçanërisht mes të burgosurve politikë, pasi shumica e tyre janë të pafajshëm dhe janë dënuar në kamp vetëm prej dyshimeve ose prej arratisjes nga vendi të të afërmve të tyre. Kampi drejtohet nga komisari lejtnant Jorgji, zëvendësi i tij është Celi ndërsa kapiten Lazo është oficeri i furnizimit. Kampi ka gjithashtu një sekretariat me disa oficerë policie, të cilët mbajnë një listë të burgosurve dhe të financave të kampit. Sjellja ndaj të burgosurve është shumë e ashpër. Rrahje dhe keqtrajtime bëhen shpesh për gabimin më të vogël. Dënime të tjera përfshijnë ndalimin e pakove të ushqimit nga jashtë, burgosje vetëm në qeli pa ujë e ushqim, ndalim i vizitorë dhe ekspozim në diell. Të burgosurit janë organizuar në dymbëdhjetë brigada pune, secila me 120 deri në 140 njerëz. Drejtuesit e njësive të ndryshme zgjidhen nga vetë të burgosurit, ndërsa çdo njësi shoqërohet nga një polic gjatë punës. Në 1951 drejtuesi i brigadave të punës ishte Hamdi Lena, ish-drejtues i sigurimit në Korçë, i burgosur pas dënimit me dhjetë vjet për vrasjen e gruas së tij. Të burgosurit jetojnë në kazerma të drunjta, në një për secilën brigadë. Barrakat nuk janë të ndara në dhoma dhe përgjatë mureve ka dy radhë me krevate dykatësh ku flenë të burgosurit. Shteti nuk jep veshje krevati dhe të burgosurit flenë në krevatet e drunjtë nëse nuk kanë rroba. Barrakat nuk janë të izoluara nga moti, por kanë dritë elektrike. Çdo të burgosuri i jepen një palë veshje pune me pantallona, bluzë e pallto, pasi puna e tyre ka të bëjë me tharjen e liqenit të Maliqit dhe shumicën e kohës ata punojnë deri në mes në ujë. Por shumica e të burgosurve nuk kanë rroba të tyret për t’u ndërruar dhe kur kthehen nga puna duhet të qëndrojnë në rroba të lagura. Për këtë arsye shumë të burgosur janë të sëmurë. Disa të burgosurve u jepen nganjëherë sandalle por jo veshje të brendshme apo për punë në ujë. Të burgosurit punojnë 10 orë në ditë dhe në disa raste komandanti urdhëron për kohë shtesë. Puna në liqen është shumë e vështirë, por duhet të vazhdojë pavarësisht kushteve të motit apo sezonit të vitit. Një tjetër rrezik i punës është numri i madh i ushunjzave që sulmojnë punonjësit në liqen. Si rezultat i vështirësive shumë të burgosur janë të sëmurë dhe shumë kanë vdekur. Çdo ditë të paktën 100 të burgosur kërkojnë asistencë mjekësore. Doktori i kampit është i burgosuri Isuf Isen Regasi nga Starova e Pogradecit, i dënuar me burgim të përjetshëm. Megjithëse është doktor i mirë Regasi nuk ka mjekime dhe instrumente. Përveç punës së zakonshme të burgosurit duhet të punojnë dhe për mirëmbajtjen e kampit sipas detyra që u caktohen nga drejtuesit. Zakonisht zgjimi i të burgosurve bëhet në ora 3 të mëngjesit dhe dita nis me pastrimin e dhomave e krevateve. Në ora 4 jepet mëngjesi dhe më pas nis rruga prej rreth një orë ecje deri në liqenin e Maliqit. Në ora 14.00 puna ndalon dhe nis rruga e kthimit. Dreka konsumohet nga ora 15.00 deri në 16.00 dhe më pas të burgosurit pushojnë. Racioni i bukës është 500 gramë në ditë, që është një përzierjeje gruri e elbi e papjekur mirë. Ushqimet e të burgosurve janë supë makaronash, fasule apo kunguj. Të burgosurit supozohet të marrin 100 gramë mish në ditë por kjo ndodh shumë rrallë. Ata lejohet të marrin pako ushqimesh nga jashtë. Shumica e të burgosurve tentojnë të arratisen, por kampi është i ruajtur mirë dhe pak tentativa kanë qenë të suksesshme. Në vitin 1951 vetëm gjashtë njerëz janë arratisur. Në rast të tentativave të tilla menjëherë njoftohet rojet kufitare dhe nisin ndjekjen e të burgosurit. Për të dekurajuar të tjerët administrata pas disa ditësh njofton se i burgosuri është kapur ose është vrarë, edhe në rastet kur ata arratisen drejt Jugosllavisë ose Greqisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/





Dëshmitari i mbijetuar, Lek Previzi: Enveri do na çonte në Siberi, çfarë ndodhi në kampin e Tepelenës

Piktori e shkrimtari Lek Previzi, i vetmi që është gjallë nga moshatarët e tij që përjetuan kampin e tmerrshëm të Tepelenës, dëshmon për herë të parë se cili ishte plani sekret i Enver Hoxhës me të gjitha familjet e izoluara, para se të hapej kampi, dhe si zhdukën me buldozer e traktor njerëzit që vdisnin. Prej Previzit kemi skicat e para, dhe të sakta se çfarë ndodhi atje, të cilat shpëtuan nga djegia. Previzi me këtë rrëfim i jep përgjigje të drejtpërdrejtë historianit Pëllumb Xhufi, duke i quajtur deklaratat e tij ndërhyrje të pandërgjegjshme

Intervistoi Violeta Murati



-Siç jeni në dijeni, nga deklaratat e bëra në media, historiani Pëllumb Xhufi ka folur për kampin e Tepelenës referuar një dokumenti të CIA-s, që ai kamp s’është ashtu siç është konsideruar, i tmerrshëm, si do ta vlerësonit rastin e Xhufit?

Një ndërhyrje fare e pandërgjegjshme. Si historian dhe intelektual duhej të ishte treguar kryesisht human. Sepse kampet e internimit kanë ekzistuar në forma të ndryshme. Por ai i Tepelenës ka qenë më i keqi, sepse ishte një kamp i mbyllur me tela me gjemba, që funksionoi gjashtë vjet, 1948-1954 ( fundi i vitit 1953). Mjafton fakti që ishte kamp i mbyllur, ku shumica ishin pleq, gra e fëmijë, familje të tëra, të privuar nga liria. Nuk po flasim për trajtimin, mungesat, vuajtjet, sëmundjet e vdekjet. Që nënkuptohen. Xhufi na qenka bazuar mbi një dokument të CIA. Ku ka ditur CIA se ç’bëhej nën diktaturë në Shqipëri. Patjetër kanë marrë një përgjigje nga Ministria e Brendshme e kohës, që s’kishte si të shkruante ndryshe, ndërsa realiteti ishte krejt për dreq. Pra Xhufi tregon, siç vinte nga trungu komunist, se nuk ka ndjenja humane, gjë që s’i lejohet një intelektuali.

Nga ana tjetër, ai tregon një prirje për të justifikuar atë që njihet si diktatura më e egër e kampit komunist të Europës Lindore. Kjo e papranueshme nga një historian i vërtetë. Krahasimin për Auschwitzin ai e ka marrë gabim. Ai është simbolik, për të treguar se edhe në Shqipërinë e vogël ka pasur një kamp të keq, të tmerrshëm. Por jo në një krahasim madhësie dhe krimesh si kampet e Gjermanisë. Kampi i Tepelenës i përgjigjej një popullsie prej një milion shqiptarë, ndërsa kampi i Auschwitzit i përgjigjej një popullate europiane qindra milionëshe, se aty u internuan nga gjithë vendet europiane). Vetëm viktimat e atyre kampeve ishin sa gjashtë herë popullsia e Shqipërisë. Por për Shqipërinë e vogël, kampi i Tepelenës cilësohet si tmerr i madh, që kurrë s’kishte ndodhur në Shqipëri, e veç diktatura komuniste e krijoi për të mbyllur aty vetë pafajësinë, që ishin familje të tëra të ndershme e paqësore shqiptare e kryesisht fëmijët, që aty iu flijuan idhullit të komunizmit. Zoti Xhufi të gjitha këto i ka mohuar, duke treguar se meriton fare atë titull të historianit. Urojmë të zhvishet nga skoriet ideologjike me të cilat e ka mbuluar e kaluara komuniste, siç kanë bëre kolegë të tij shqiptarë e të huaj. Duke fituar kështu përmasat e një historiani të vërtetë. Si duket nuk e ka lexuar librin e zi të komunizmit të gjashtë intelektualëve francezë ish-komunistë, ku diktatura komuniste shqiptare me diktatorin e saj, radhitën ndër më të egrat. Kjo do të ishte detyrë e një historiani të kërkojë të vërtetën dhe jo të përrallisë pa përgjegjësi e ndjenja humane.

-Ju e keni njohur atë kamp, çfarë kujtoni?

Atë që kujtoj e kam treguar në vizatimet e mia të gjendjes së kampit që janë më të sakta se çdo fotografi, që në rastin konkret ishte detyrë e vetë Shtetit komunist që t’i kishte si dokument. Sa për vizatimet e mia rezulton se s’ka pasur të tillë në asnjë lloj kampi të Gjermanisë as të Rusisë sovjetike, as të shteteve të tjera komunistë. Unë ato vizatime i kisha bërë për veti, si kujtim, dhe s’më ka shkuar mendja kurrë t’i bëj publike. Kjo u bë nga Fondacioni gjerman Konrad Adenauer dhe ISKK, me drejtor Agron Tufën. Ishin ata që e krahasuan kampin e Tepelenës me Auschwitzin, sigurisht në formë simbolike, sepse dihej se tmerret e Auschwitzit s’ishin kryer në Shqipëri, me gaze e furra, por si vend i vogël ky krahasim ishte i natyrshëm. S’ka më krim se sa të ja presësh e mohosh lirinë njerëzve të pafajshëm e t‘i kthesh në viktima. Këtë duhet ta kishte mirë parasysh Xhufi e mos të kalonte në thënë absurde, për të shfajësuar diktaturën e xhaxhit të tij.

-Si ishte gjendja në kamp, flitet për vdekje të panumërt fëmijësh, saktësisht çfarë mund të na thoni për këtë?

Së pari të dihet se kampi i Tepelenës, përfshinte tre qendra të tjera para se ai të krijohej në ish-kazermat italiane. Këto ishin Turani, Veliçoti dhe Memeliaj, ku të internuarit ishin sjellë nga Berati më verën 1948, me 40 kamionë të ushtrisë. Kushte miserbale, primitive në baraka të vjetra pa dyer e dritare, drejt në çimento. Pa asnjë strukturë higjienike sado të thjeshta. Vetëm bukë misri 500 gram për njeri që vinte nga Berati e thërrmoqur dhe e pjekur keq, që mykej shpejt. Ujët të pijshëm me nga një tas në ditë. Ujë për larje hiç fare, veç një rreke e qelbur që kalonte aty. As mjek, as infermier, as ilaçe. Plasën sëmundjet infektive si kolerë, e filluen vdekjet masive, ndër fëmijë e pleq. Nga dëshmitarët, në tre këto qendra vdisnin nga shtatë vetë në ditë. Tmerri arriti kulmin në një natë në Turan ku vdiqën 33 fëmijë kërthiqe. Lemeria e nënave dhe krejt kampit. Komanda s’kishte fuqi për asgjë, veç të hapte varre e digjte teshat e fëmijëve. Si duket bëri raport në Ministri, ku erdhën disa oficerë me dy mjekë. Vunë duart në kokë nga tmerri që panë. Kështu kjo bëri që në tetor 1949 të internuarit të grumbulloheshin në ish kampin e ushtrisë italiane, poshtë kalasë së Tepelenës. Por ky kamp ishte i rrethuar me tela me gjemba dhe i mbyllur. Konditat ishin me të mira se të kampeve të tjera, se kishte ujë, për pirje e larje. Buka u kthye në gruri dhe u jepej nga një lugë çorbë në ditë. Por infeksioni i sëmundjeve vazhdonte dhe vazhdonin vdekjet. Ku varroseshin në fushën para kampît, që u mbush plot. Por një ditë kalon me makinë, për në Gjirokastër, idhulli i Xhufit, xhaxhi Enveri, i cili kur merr vesh ç’ishin ato varre, dha urdhër të zhdukeshin. Komanda lejoi transferimin e varreve dhe një pjesë u transferuan sipër urës së Bençës, por shumica mbeti aty. Dhe u zhdukën me buldozer e traktor, duke e mbjellë me tërshërë. Këto Zoti Xhufi s’ka patur ku t’i merrte vesh. E ç’historian na mbahet, pa shpirt human.

As ka pasur mundësi edhe vete CIA, të informohej, veçse nga sigurimi e ambasadorët e diktaturës, që CIA kërkonte shpjegime. U zgjata pse e shoh se s’dihet asgjë për kampet, e zoti Xhufi ka të drejtë të përrallisë ashtu. Kampi Tepelenës njihet si një kamp i mbyllur, me familje, pleq, gra e fëmijë, e kaq mjafton për ta quejt të tmerrshëm. Saqë megjithëse i mbyllur, bëhej apeli dy herë në ditë, në mëngjes pa dalë drita dhe në mbrëmje, në ora tetë të mbrëmjes që ishte ora e fjetjes. Njerëzit ishin vetëm me rrobat e tyre (siç tregohet në vizatimet e mia). Shteti nuk siguronte as shtresa as veshje, që në kampet gjermane siguroheshin. Kishte njerëz që flinin mbi dërrasat, dimën e verë. Ushqimi nga një lugicë çorbe ujore, me fasule, oriz, bollgur të skaduar e krimba, mbeturina të depove. Punë e rëndë e detyruar, nga 15 deri 50 vjeç për gratë, dhe 60 vjeç për burrat. Transport si kafshë lëndësh drurore, shtylla, trupa lisash, pllaka guri e tjera materiale të rënda, gjithë ditën nga mëngjesi deri në mbrëmje. Shtoi se unë vetë u infektova aq rëndë sa më dërguan urgjent në spitalin e Gjirokastrës, në verë, 1952. Ku qëndrova pesë javë, që infeksioni s’hiqej, dhe mjekët u detyruan t’i kërkojnë drejtorisë përdorimin e një ilaçi të jashtëm që mbahej veças dhe s’jepej pa autorizim. Shifra të sakta ne s’mund të japim, se s’mbante kush shënime. Kjo është detyrë e shtetit që i ka pasur listat e te internuarve, siç e tregon fakti i apelit që bahej çdo mëngjes, nga një regjistër, që mbanin në dorë kapterat e apelit, pra që e kishte komanda. Zoti Xhufi, si historian, të kishte kërkuar në Ministrinë e brendshme e në degën e Tepelenës, e tjera degë, listat përkatëse që të dilte në të tilla konkluzione e jo në deklarata bajate e keqdashëse, për të mohuar një të kaluar kriminale të regjimit diktatorial, ku ishte rritur dhe edukuar, që për ma tepër paskej qenë i afërt me vetë xhaxhin e tij, Enverin.

-A ishte urdhër direkt i Enver Hoxhës me perspektivën e një gjenocidi të pashembullt ky kamp, pse u mbyll aq shpejt, çfarë ndodhi?

Që ai kamp (dhe kampët e tjerë) të jetë krijuar me dijeni të plotë të Enverit, kjo s’ka asnjë dyshim. Supozim të një sulmi nga ana e Amerikës, asnjë prej nesh nuk do të kishte shpëtue gjallë, të kositur nga armët e kriminelëve të sigurimit e policisë, vrasës të regjur. Shtoj diçka interesante, se kur nisën internimet, më maj 1945 në Berat për familjet e veriut e në Krujë për ato të jugut, u hap një fjalë së shteti komunist po i mblidhte të internuarit për t’i çuar në Siberi. A ishte fjalë kote, thashetheme, apo diçka e propozuar, kjo s’dihet. Por që u fol u fol. Gjoja anijet ruse që do ta bënin atë punë, u bahej kontroll nga autoritetet turke, kur kalonin Bosforin, e kështu ajo punë nuk u realizue. Kështu regjimi komunist i Xhufit vendosi ta krijojë Siberinë në Shqipëri, ku kjo masë iu mbështet Tepelenës si zonë e mbyllur mes maleve.

Qëllimi i Enverit ishte për të asgjësuar familjet e mëdha e të tjera familje të ndershme e patriote, duke i degraduar në puntorë krahu, skllevër e bujk-robër. Fëmijët e tyre të lindur e rritur në atë kampe të mos kishin asnjë të drejtë veç të punës denigruese të bujqësisë e në miniera. Mjafton fakti se alamet profesorësh që ishin diplomuar e doktoruar në universitete me të mira të Europës jo vetëm që i kishte pushkatuar e burgosur, por edhe ata që kishin shpëtuar i internonte e çonte me prashit misër e hap kanale në fushat e bujqësisë. Ky sipas Xhufit paskej qenë trajtim i mirë, ku mirë do të kishte qenë ta provonte vetë atë trajtim që t’i kthehej truri në vend.

-Pse kampi i Tepelenës konsiderohet më famëkeqi në diktaturë, krahasuar me kampet e tjera, për shembull z. Xhufi ndërmend kampin e Maliqit?

E thamë se aty ndodhën vdekje të shumta për konditat miserable, mungesë ushqimi deri të vdekur nga uria, sëmundje infektive, të ftohtit, punët e rënda. Veçse të merret vesh mirë, se aty s’ka pasur tortura në kuptimin të saktë, as është pushkatuar e varur kush. Ka pasur një tentativë ikje, ku personi është kapur e burgosur, e ka vdekur në burg. Një tentativë tjetër kanë ikur pesë vetë njëherësh, por jo shqiptarë, malazez, të cilët janë ndjekur e vrarë maleve. Trajtimi më i keq i Tepelenës ishin punët e rënda, si kafshë bartës, së cilës i nënshtrohesh të internuarit të aftë për punë, siç kemi shpjeguar. Para se të krijohej Tepelena, nga kampi Turanit, nja gjashtë të rinj, që ishin çuar të rregullonin një rrugë ushtarake, ku gjetën rastin të ikin, e vetëm njeri mbeti i vrarë, dhe të tjerët arritën të dalin në Jugosllavi e prej aty ne Amerikë e Belgjikë. Një ngjarje tjetër është arrestimi i pesë të rinjve nën 15 vjeç, që u dënuan me nga dhjetë vjet burg politik. Pasi u liruan u internuan, dhe me vonë u dënuan përsëri me nga dhjetë vjet të tjerë. Ky ishte sistemi i ngritur nga Enver Hoxha, që ata që ishin të damkosur si armiq të dënoheshin përjetësisht. Një e metë e madhe e Zotit Xhufi është kur bën krahasimin me kampin e Maliqit, që quan kamp internimi. Kampi i Maliqit ka qenë kamp i të burgosurve politikë, krejt burra. Aty kushtet ishin të tmerrshme, me punë në baltë për hapje kanalesh vigane, ku pati të pushkatuar, të varur, të vdekur në llucë nën këpucët e policëve kriminelë, e vrasje gjoja për tentativë ikje. Pra, krahasimi s’hyn fare. Kampi i Tepelenës, quhet i tmerrshëm sepse aty u mbyllën shumica familje, me pleq, gra e fëmijë. Prandaj ky kamp është krahasuar simbolikisht me Auschwitzin e kjo s’i lejohet e nuk i ka aspak hije zotit historian Xhufi që ta hedhë poshtë. Kushte të mira apo të këqija, ai ishte një kamp i mbyllur që u mohonte lirinë jetën mijëra qenieve njerëzore, të pafajshme, ku fëmijët janë pafajësia e sublimuar. Këtë zoti Xhufi s’e ka patur fare parasysh ose s’ka dashur ta përmendë sepse shkonte në turpin e regjimit komunist prej ku ai vinte. Ka komunistë të nivelit intelektual që kanë arritur të pranojnë gjenocidin shqiptar të zbatuar nga diktatura e Enver Hoxhës me shokë, ku themi që edhe zoti Xhufi duhet të arrijë të kuptojë, të reflektojë e të dënojë krimet e komunizmit në Shqipëri, ku kampi i Tepelenës është i damkosur me të drejtë si i tmerrshëm e Auschwitz i Shqipërisë.


Raport i CIA-s për kampin e internimit të Tepelenës


Nga Arkiva
Nis Vetting-u për gjyqtarët dhe prokurorët, hetim pasurisë së tyre 09.Jul
Foto dhe emri: Një tjetër këshilltare e LSI-së i bashkohet Veliajt 21.Dec
Ja tre njerëzit e sportit, brenda skandalit të pronave në Lezhë 16.Mar
Historiani i njohur Pëllumb Xhufi ka sjellë dy netë më parë në emisionin “Arena” në Ora News një dokument të CIA-s në lidhje me kampin e Tepelenës.

Dokumenti i cili është hartuar në tetorin e vitit 1951 flet për kampin e Tepelenës dhe përditshmërinë e asaj kohe aty.

Xhufi në emisionin “Arena” ka kundërshtuar idenë që ai kamp të etiketohet si kampi i vrasjeve në masë, pasi sipas tij në Shqipëri ka pasur kampe edhe më të këqija, dhe dokumentet e CIA-s thonë se kampi i Tepelenës është një kamp jo i keq.

“Këta që e kanë promovuar çështjen e këtij kampi ku është angazhuar edhe Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tepelenës, e kanë quajtur Aushvici shqiptar, kampi i shfarosjes në masë. Po ta dëgjojnë lobet çifute do të tmerrohen sepse është një banalizim. Unë kam pasur rastin të shoh dokumentet e CIA-s për këtë kamp që ishin informuar nga njerëz nga brenda. Ata thonë që këta janë familjet e njerëzve të arratisur të sponsorizuar nga Jugosllavia.”,- tha Xhufi.

Shqipëria ka pasur kampe edhe me te këqija dhe represive si ai i Spaçit apo Burrelit, shtoi Xhufi, dhe Tepelena nuk ka qene përfaqësuese. Por kjo është një fushate qe ka për qellim te demonizojë krahinën e Labërisë sikur është ajo fajtore për vendosjen e komunizmit dhe pasojat e tij, ndërkohë qe është nga krahinat me patriotike por edhe te lënë pas dore nga regjimi i shkuar dhe i tanishëm.

Ja raporti i plotë i CIA-s, i sjell nga Dritare.net

Raport i mbajtur nga CIA në Tetor të 1951 mbi: aktivitetet e rezistencës në Shqipëri

Aktivitetin e refugjatëve shqiptarë në Jugosllavi

Shqiptarët në Jugosllavi kanë marrë kohët e fundit po marrin informacion mbi atë që po ndodh më të afërmit e tyre në Shqipëri. Nga personat që dihet se kanë vdekur janë Shpend Sadiku dhe Nik Dedija, të vrarë afër Grizhës në zonën e Krasniqit dhe Prend Koqiani i vrarë vonë në vitin 1951 në Raje, në zonën e Nik- Mërturaj.

Si rrjedhojë e persekutimit të qeverisë, shumë persona nga zona e Bajrak në Lesh dhe në zonën e Mirditës kanë duan të largohen nëpër male.

Dedë Gjonmarkaj, djali i Gjon Markagjoni, është strehuar në malet e Mirditës pasi u lirua nga burgu. Kur u la i lirë pasi plotësoi kohën e dënimit, mësoi se donin ta burgosnin sërish për këtë arsye la Tiranën për tu strehuar në zonat veriore. Ekzistojnë zëra se ai ka tentuar të largohet drejt Jugosllavisë. Preng Marka Hila, një i larguar nga vendi, vizitoi Shqipërinë në një mision të sponsorizuar nga Jugosllavia nga katër gjer më 12 Husht të 1951, më vonë gjatë atij muaji u raportua se ai ishte gati të kthehej me një mision tjetër, me synim kontaktimin e Gjonmarkaj.

Të dhëna të vazhdueshme për përhapjen e një rezistence në very të Shqipërisë përfshijnë dhe vdekjen më 10 Gusht të 1951 në një mision të armatosur të Qeverisë të Kol Nikoll Mjeku, lideri i një bande rezistente.

Grupe të vogla në Shqipërinë e Veriut vazhdojnë të kalojnë kufirin për në Jugosllavi. Ndër të ardhurit është një grup prej tetë personash nga Shkodra, të udhëhequr nga Ndue Vata.

Ardhja më sinjifikative gjer më tani është a i Pal Bib Miraka. Pritja e përzemër e tij nga ana e Jugosllavisë rezultoi në një mbështetje të sigurt dhe të menjëhershme nga Imer Imeri ndaj Kol Bib Mirakaj në Romë. Imeri me origjinë nga Puka ka qenë rival për një kohë të gjatë me familjen Mirakaj. Ai është vëllai më i madh i Rustem Thaçit, sekretar i komitetit të të larguarve nga Shqipëria.

Raport i CIA mbi kampin e Tepelenës i datës 29 Maj 1953

Në kampin e përqendrimit të Tepelenës, qëndrojnë të dënuar rreth 1,000- 1,300 persona, shumica prej tyre familjarë të personave që janë arratisur në Jugosllavi. Ndryshe nga të burgosurit shqiptarë, disa të burgosur jugosllavë nuk janë aq mirët të trajtuar. Afërsisht 70% e të burgosurve janë gra dhe fëmijë, pjesa tjetër përbëhet nga burra të fuqishëm, shumica prej të cilëve janë të dënuar për arsye politike, ku përfshihet dhe akuza e të pasurit mik personat që janë arratisur nga vendi. Personat në kamp vijnë nga të gjithë rrethet e Shqipërisë por shumicën e përbëjnë individët nga zonat veriore.

Kampi është i vendosur rreth dy kilometra në veri të Tepelenës, afër pikës së bashkimit të lumit Bencia me atë të Vjosës. Zona e kampit përbëhet nga shtëpi/barake për të burgosurit, të cilat konsistojnë në një ndërtesë të vetme me katër dhoma me përmasa 5X20 metra. Brenda dhomat janë të organizuara në katër rreshta të vendosur dy nga dy përballë njëri tjetrit përgjatë mureve dhe dy të tjerëve të vendosur në mes të dhomës. Vet godina është e ndërtuar nga material rezistente nga forcës me një çati të lartë, gati të pakapshme. Të burgosurit jetojnë në këto godina të grupuar sipas familjeve. Rreth 300 deri në 350 persona janë të sistemuar në secilën dhomë dhe të burgosurit janë të lirë të shëtisin në hapësirën e dhomës. Duke qenë se godina ka shumë pak izolim dhe mungojnë mjetet për ngrohje, kushtet e jetesës bëhen ekstremisht të vështira përgjatë dimrit. Në vazhdim të barakës për të burgosurit ndodhet ndërtesa e menaxherëve me përmasa 8 apo 10 x4 metra. Është e ndarë në katër dhoma me përmasa të barabarta dhe është e ndërtuar me material të fortë me një tarracë prej tjegulle. Në këtë ndërtesë ndodhet zyra e drejtorit dhe asistentit të si dhe një hapësirë për policët e kampit. Gjithashtu aty gjendet dhe një hapësirë depoje ku mbahet ushqimi për kampin dhe ushqimi për kafshët e kampit. Ndërtesa e vogël e spitalit është e përbërë nga katër dhoma dhe përgjithësisht përdoret për ekzaminime mjekësore , gjithashtu pjesë e dhomave janë dhe disa shtretër për të sëmurët. Ndërtesa e gatimit ka përmasat 20×20 metër. Është e ndërtuar me të njëjtat materiale si dhe ndërtesat e tjera dhe përdoret gjithashtu dhe si dhomë për roje dhe për magazinim si dhe kryen funksionin e një dhome marangozi. Strukturat e tjera në kamp përfshijnë një kuzhinë e cila është e ndarë në dy dhoma, një për gatim dhe një për magazinimin e ushqimeve, me përmasa 1×4,5 metër, dhe dhjetë apo dymbëdhjetë tualete.

Sistemi i sigurisë së kampit konsiston në pesë policë të cilët qëndrojnë në krye të detyrës kryesisht gjatë orëve të natës, ndërkohë përgjatë ditës vetëm një polic qëndron në detyrë. Në ndryshim me rojet, një nga të burgosurit qëndron gjithmonë në detyrë në barakën e të burgosurve. Përgjithësisht trajtimi i të burgosurve nuk është i keq, krahasuar me trajtimin që ju bëhet të burgosurve në kampet e tjerë të përqendrimit dhe nuk ka keqtrajtime të rënda si për shembull rrahjet. Ndëshkimet përgjithësisht konsistojnë në paralajmërime, veçanërisht në rastet e shqiptarëve dhe femrave; të huajt përgjithësisht marrin trajtim më të ashpër si për shembull lënia pa ushqim.

Secili prej të burgosurve duhet të sigurojë vet batanijet dhe çarçafët, pasi në kamp mungojnë. Nuk është e pazakontë në rastin e të burgosurve që nuk kanë sjellë batanijet dhe çarçafët nga shtëpia apo ata që nuk kanë shtëpi apo miq të detyrohen të flenë në shtretërit e zhveshur. Secili prej tyre duhet gjithashtu të sigurojë dhe këpucët dhe rrobat duke qenë se shteti nuk ofron asnjë nga këto element. Si rezultat shumë nga të burgosurit janë të veshur me rroba të grisura për shkak të punëve të rënda që ju duhet  të kryejnë. E vetmja gjë që shteti siguron për këto të burgosur, përveç ushqimit, është një copë sapuni një herë në muaj. Të burgosurit mund, nëse kanë miq jashtë kampit për ti ndihmuar, të marrin një shumë të palimituar parash, të cilat mund të përdoren për të siguruar ushqim dhe të mira të tjera në qytet.

Ushqimi që shërbehet është i gatuar nga vetë të burgosurit. Secili prej tyre merr 600 gram bukë të bardhë për gjithë ditën, menyja ditore është e përbërë nga tre vakte; çaj në mëngjes, një sup me fasule, makarona apo patate për drekë dhe shpesh herë të njëjtën meny për darkë; orizi është gjithashtu rrallë herë i përdorur në meny. Ushqimi përgjithësisht nuk është i gatuar me kujdesin e nevojshëm dhe kushtet sanitare mungojnë si rrjedhojë ai është jo i shijshëm dhe i pasigurt për shëndetin. Sasia e ushqimit nuk ishte asnjëherë e mjaftueshme, prandaj shumica kur merrnin porcionin e bukës në mëngjes e konsumonin atë direkt duke mbetur pa racion buke për dy vaktet e tjera. Të burgosurve ju lejohej të merrnin racione ushqimore nga shtëpitë gjithmonë pasi ky i fundit ishte inspektuar dhe vëzhguar nga punonjësit e policisë, ato që kishin familje apo miq afër mund të kujdeseshin deri diku për shëndetin e tyre, gjithsesi të tjerët që nuk kishin të afërm apo para janë përgjithësisht të ushqyer keq. Ushqimi shërbehet në kupa alumini për individët dhe në tasa të mëdhenj për familjarët. Kupat dhe asortimentet e tjera për ngrënie duhet gjithashtu të merren nga shtëpitë nga vet të burgosurit. Disa nga frutat dhe perimet kultivohen nga vet të burgosurit në ambientet e jashtë të kampit, por gjithsesi ato nuk janë për konsum për të burgosurit por konsumohen nga policët dhe administrate e kampit. Sasi të mëdha të të mirave si mielli, groshët etj. nuk mbahen në kamp, zakonisht ato sillen çdo ditë nga jashtë kampit.

Në kamp të burgosurit nuk janë subjekt të indoktrinimit politik

Gjithsesi shtypi i ditës lexohet çdo mëngjes dhe pjesëmarrja është e detyrueshme.  Nuk ka shfaqje filmash apo aktivitete të tjera kulturore.

Vizitorët lejohen të takojnë të burgosurit aq shpesh sa ato duan, edhe pse ato nuk lejohen të futen në pjesën e brendshme të kampit. Një polic zakonisht dëgjon bisedën e të burgosurit me vizitorin, gjithsesi nuk ka limit kohor mbi vizitën ato mund të zgjasin edhe dy orë.

Higjiena në kamp është shumë rëndë dhe një numër i gjerë i të burgosurve është i prekur nga sëmundjet, shumë nga to vuajnë nga turberkulozi, gjendja nga kjo sëmundje agravon akoma më shumë edhe për shkak të mungesës së ushqimit, mungesës së ngrohjes si dhe nga puna e rëndë. Pjesën më të madhe të personave të sëmurë e përbëjnë fëmijët dhe burrat në moshë. Fëmijët preken pasi nuk janë të fuqishëm mjaftueshëm dhe burrat pasi janë të stërmunduar nga puna e rëndë. Kujdesi shëndetësor në kamp është i papërshtatshëm dhe kampi vizitohet njëherë apo disa herë dy herë në muaj nga mjek që vijnë nga Tepelena. Ai zakonisht i dërgon të sëmurët rëndë në spitalin e qytetit të Gjirokastrës dhe të tjerët trajtohen dhe qëndrojnë në kamp. Sëmundjet të tjera që prekin të burgosurit janë malarja, që është një sëmundje kronike në të shumtën e të burgosurve dhe dizanteria që kalon në disa raste në shkallën e epidemisë. Por gjatë epidemisë së dizenterisë gjatë viteve 1950, të paktën rreth 100 persona vdiqën në një periudhë kohore prej tre muajsh. Këto sëmundje agravojnë për shkak se nuk ndërmerret asnjë kusht higjenik nga ana e administratës dhe nga mungesa e ditëve tët përcaktuara për dushe apo larjen e rrobave si dhe për shkak të sasisë së vogël të sapunit. Asgjë nuk bëhet për largimin e numrit të madh të insekteve, mizave, buburrecëve të cilët gjenden në dhomat dhe krevatet e të burgosurve. Nuk merret furnizim për shtupat e dyshemesë dhe kjo e fundit lahet një herë në javë.

Puna kryesore e të burgosurve konsiston në prerje e drurëve lart në malet e Tepelenës. Çdo i burgosur duhet të kapi një kuotë ditore (normë) të punës e cila duhet të kapet; kuota për prerjen e drurëve është zakonisht një kubik metër katror dru për person për ditë. Të burgosurit punojnë dhe Brenda kampit gjithashtu, duke kryer ndërtime të reja ose dërgohen në punë të tjera jashtë kampit si në ndërtimin e rrugëve të reja apo instilacionet nëpër qytete të tjera. Si në rastin  e periudhës Maj- Nëntor 1950, kur një pjesë e të burgosurve u dërguan të punonin në ndërtimin e rrugës që lidhte Elbasanin me Peqinin, të tjerë u dërguan në ngritjen e një fabrike në Vlorë. Të gjithë të burgosurit, femra dhe meshkuj, ishin të aftë për punë, përjashtim bënin vetëm plakat, fëmijët dhe gratë me fëmijë të vegjël apo shtatëzana. Zakonisht më të shëndetshmit nga të burgosurit meshkuj përzgjidhen për të prerë pemët dhe të burgosurat femra përdoren për mirëmbajtjen e shtëpive apo për transportimin e trungjeve. Nuk ka një orar të saktë apo të mirëcaktuar, puna kryhet nga mëngjesi gjer në perëndim gjatë gjashtë ditëve të javës pa marrë parasysh kushtet atmosferike, zakonisht punohej dhe të Dielave. Për ushqimin e drekës të burgosurit kishin një orë kohë për konsumim dhe zakonisht e merrnin ushqimin në punë. Numri i të burgosurve që punonin varion nga 20 në 150 persona; një nga të burgosurit përzgjidhet si shefi i grupit dhe ai është përgjegjës për punën e të gjithë pjesëtarëve të grupit. Përveç shefit të grupit edhe një polic shoqëron të burgosurit, puna nuk supervizohet pasi secili nga të burgosurit duhet të përmbushë kuotën e tij ditore. Grupet të cilat nuk kanë një punë të caktuar specifikisht, njoftohen për punën që do të kryejnë gjatë ditës në mëngjes; puna e këtyre grupeve mund të ndryshohet nga ora në orë pa marrë në konsideratë atë që i është dhënë më parë të burgosurit. Një nga të burgosurit sëmuret, mund të përjashtohet nga puna; gjithsesi ata që shtiren sit ë sëmurë për t’i shpëtuar punës ndëshkohen.

Amnistia nuk është diçka e zakonshme, ajo jepet shumë rrallë, si në 29 Nëntor të 1950 kur një anëtar i Ministrisë së Brendshme dhe deklaroi se në kuadër të festimeve për çlirimin e Shqipërisë nga ana e partizanëve të Hoxhës, 150 familje si dhe të gjithë fëmijët në kamp do të liroheshim, për to do të kujdeseshin të afërmit dhe miqtë. Të burgosurit ishin paralajmëruar se “kur të ktheheni në shtëpi mbani në mendje se duhet të respektoni dhe të ekzekutoni urdhrat e autoriteteve. Përndryshe do të ktheheni në kamp”.

Kryesore, Mapo Letrare
Libri i ri i UET-PRESS: Kujtesa që dhemb e Klara Merlikës
04/08/2018, 08:48

       
Nga Eni Vasili*

*Pjesë nga libri “Zëra nga errësira” i gazetares së njohur Eni Vasili, publikim i UET-Press




Kisha lexuar në media për këtë grua dhe të tjera si ajo, me fat të ngjashëm që kanë kaluar jetën nëpër burgje e internime. Më ka intriguar një detaj i jetës së saj, dita e parë e internimit kur ajo ishte nisur me përparësen e shkollës për të vazhduar 45 vjet në internim. E ftova në studio për të folur për kalvarin e jetës së saj. Padyshim kishte shumë për të treguar, nga ato mundimet që shoqëria shqiptare ende nuk e di se kanë ngjarë dikur, gati në kufijtë e të pabesueshmes. Klara Merlika rrëfen mes lotësh pesë vitet në kampin e Tepelenës, atje ku tha se kishte parë me sytë e saj dhjetëra fëmijë, gra e të moshuar që largoheshin nga kjo botë të uritur. Rrëfeu shumë dhembje të jetës gjatë diktaturës, por pengu i saj ishte pamundësia për t’u shkolluar, sepse fëmijët e kundërshtarëve të regjimit komunist nuk e kishin këtë të drejtë. Më poshtë rrëfimi në “Studio e Hapur” në televizionin “News 24

Jeta juaj e tëra 45 vjet në internim. Është e vërtetë, kaq vite ka qenë internimi për ju?

Po, është e vërtetë. Në vitin 1992 kam dalë nga Gradishta e Lushnjës.

Si ia dolët të mbijetonit 45 vjet në internim? Ju quheni simbol i mbijetesës?

Dua të them diçka, njerëzit kur janë keq i kërkojnë vetes shumë llogari për të kaluar çdo vështirësi. Kam pasur një natyrë që të keqes nuk kam dashur t’i bie në gjumë kurrë. Kam dashur ta kaloj të keqen, jo t’i shtrohem. Shumë veta si unë që kanë mbijetuar në Tepelenë, pak nga ata kanë mundur të jenë gjallë. Atëherë unë isha 10 vjeçe e sot jam 84, ata që ishin më shumë janë harruar. Tepelena nuk ka qenë internim, por një luftë me gra e fëmijë, me njerëz të pafajshëm. Më morën nga shtëpia me rrobat që kisha veshur e më çuan në një vend tjetër sikur të më lëshonin në një fushë të madhe, kjo është e tmerrshme për njerëz që kanë punuar gjithë jetën për fëmijët e tyre.

Ne jemi internuar e gjithë familja Mirakaj në Shkodër. Kemi qenë 13 veta e na kanë lënë vetëm një batanije për të marrë, një tas, me të cilin hanim groshën e ushtarëve, e bukën e misrit e kemi ngjyer me kafshatat e misrit se nuk kishim as lugë me vete.

Ju jeni nisur në internim me përparëse shkolle apo jo? Si e kujtoni atë ditë?

Atë ditë kur kam ardhur nga shkolla kam gjetur njerëzit duke na marrë në shtëpi për në internim. Djali i xhaxhait tim, Simon Mirakaj, ishte dyjavësh, as dy javë s’i kishte mbushur. E ëma lante rrobat e veta si lehonë që ishte dhe fëmijën nuk e lanë t’i vinte as edhe një mbulesë, pasi kishte diell e duhet të merrte një mbulesë t’ia vendoste, por ata i thanë të mos prekte asgjë. Atëherë ka hequr përparësen që kishte përpara dhe ia ka vënë, duke i mbuluar fytyrën kur kemi dalë. Na futën në një shtëpi private që ishte përballë me shtëpinë e Gjon Markagjonit. Aty kemi qenë shumë familje, por nuk ua kujtoj emrin të gjithëve.

Na mbajtën një muaj aty. Një ditë erdhi një oficer e i tha gjyshes sime: “Nënë e di që i ke djemtë e poshtër?”. Ajo iu përgjigj: “Djemtë e mi janë kundërshtarët tuaj jo të poshtër. As janë të poshtër as kanë qenë të poshtër e as nuk bëhen të poshtër. Janë kundërshtarë politikë, po ju çfarë jeni”, u tha. “Unë kurrgjë nuk kam dashur të marr vetëm rrobat e vdekjes, pasi kur plakemi ne marrim me vete rrobat e vdekjes dhe i kam bërë gati ato rroba, pasi jam 70 vjeçe”, u ka thënë, “po ju nuk më keni lënë me marr as rrobat që do bie në varr”. Atëherë ai oficeri qëlloi i arsyeshëm dhe i tha një ushtari: “Merr një nga këto gratë e merri rrobat e vdekjes!”.

Le të qëndrojmë pak tek internimi. Ju keni qenë 10 vjeçe kur ndodhi dhe arratisja e babait tuaj, i cili u bë shkak për internimin apo jo? Si e kujtoni atë moment, kur e keni parë fytyrën e babait tuaj për herë të fundit?

Për herë të fundit e kam parë që vëllai im afrohej dhe i thoshte: “Më merr o babi”. Më kujtohet zëri i nënës, e cila i tha: “Merre dhe njëherë këtë djalë o burrë”, sikur ta dinte se s’do ta prekte më me dorë. Nuk kujtoj shumë. Babai ka qenë tregtar. Ne e kemi vuajtur shumë dashurinë e babait. Ishte shumë i zoti për punë. Ishte gjithnjë larg shtëpisë me punë. Ngaqë i binte pas punëve shumë nuk kishte mundësi me e gëzuar as familja. Më kujtohet kur vinte i thoshim: “Po vjen Pashuku, po vjen Pashuku” e unë gjithnjë i dilja përpara. Sa herë kthehej sillte diçka. Por asnjëherë nuk merrja diçka prej tij pa e pyetur në i kishte sjellë dhe Lajdes, vajzës së hallës. “Ah, lum baba për ty që s’merr kurrë gjë pa thënë a u ke sjell të tjerëve”, më thoshte.



Po më pas keni pasur lajme prej tij?

Jo, s’kemi pasur lajme, sepse ata ishin të arratisur në mal e s’kishim mundësi nga t’i merrnim. Por kur u vra në vitin 1946 ne na liruan 5-6 muaj në janar në mes të dimrit, sa unë kur kam zbritur në Pukë nga një makinë gjeologjie kisha ngrirë fare dhe isha pa ndjenja. Unë e nëna dhe një batanije që kishim e kishim vendosur në mes të prisnim erën për fëmijët dhe mua më kapte më shumë i ftohti. Më kanë zbritur pa ndjenja. Madje kam djegur këmbën duke u ngrohur në një mangall prushi. Kur jam çuar në këmbë më janë marrë mendtë dhe kam rënë me këmbë në prush.

Le të flasim për internimin tuaj në Berat …

Përshëndes familjet tregtare të Beratit që na kanë ndihmuar, duke na thënë merrni çfarë keni për të marrë se janë duke na i marrë komunistët. “Nëse ndonjëherë keni mundësi me na i paguar, mirë, ndryshe s’ka problem më mirë ju se komunistët.”

Ju gjithnjë jeni shprehur se familjet beratase ju kanë ndihmuar. Kujtoni ndonjë ngjarje të veçantë?

Salepët ishin në kala, se ne kemi shëtitur lagje më lagje. Të gjitha lagjet na kanë ndihmuar. Kur ishim në kala Salepët na çonin një fëmijë e na thoshin: “Na sillni një enë ta mbushim me qumësht për fëmijët”.

Te shtëpia e pashait ishin tregtarë që kishin djathë, ullinj e ata na kanë ndihmuar shumë. Në Magalem u jepnin fëmijëve bukën e misrit me djathë, na thërrisnin edhe ne e na jepnin një copë bukë me djathë. Pas Beratit na çuan në Tepelenë pas shumë peripecive.

Po kthehem edhe njëherë te pjesa kur na u vra babai e u liruam. Ne kemi pasur tokën tonë, ku kishin bërë një shtëpi për komunën. Aty jetonte kryetari i komunës dhe një xhandar. Shtëpinë e kishin bërë prej druri e na liruan një dhomë. Mbollëm tokën dhe kur u bë për t’i marrë prodhimet, na internuan sërish. Na futën si në burg, isha 12 vjeçe e më vjen keq të them se na përdorën për të ngrënë njëri-tjetrin. Mua më thirrën e më propozuan për të punuar me Sigurimin, por s’e kam pranuar një gjë të tillë. Edhe pse isha e vogël u kam thënë këtë gjë mos ma kërkoni. Më propozuan që të bëhesha arsimtare duke qenë se kisha mbaruar dhe 7-vjeçaren …

Këto propozime ua kanë bërë të gjithë të internuarve?



Nuk e di, se askush nuk tregonte se kishin frikë.

Nga Puka në Berat, e nga Berati në Tepelenë?

Nga Tepelena na kanë çuar dhe në vende të tjera, na kanë çuar disa kohë të punojmë në fermën e Lushnjës …

Unë dua të ndalem te Tepelena, nuk e di në ju i keni dëgjuar debatet e historianëve apo njerëzve të ndryshëm publikë mbi kampin e Tepelenës …

Mua më vjen shumë keq që këta njerëz akoma nuk janë ngopur me vuajtjet tona. Këta njerëz më duken pa mish e pa shpirt. Që të ngrihesh e të flasësh ashtu siç ka folur Pëllumb Xhufi mua më duket shumë ulje për të. Një njeri me shkollë duhet të ketë një butësi zemre që ta shohë realitetin ashtu siç është, por të gënjejë, unë nuk mund ta fus në kallëpin e njerëzve me shpirt.

A mund të jetë e vërtetë që ndonjëri nga ju e ka ekzagjeruar situatën?

Nuk e di për të tjerët, por unë kam dëshmitarë shokë e shoqe që kanë qenë në kamp me mua. Do t’u lutesha për një gjë që, nëse unë kam gënjyer të më dalin e të më thonë se unë do t’u përgjigjem. Unë nuk gënjej.

Çfarë ishte Tepelena atëherë?

Tepelena ishte kamp shfarosjeje. Fillimisht ne e kemi nisur në Turan. Ai ishte me kazermat e ushtarëve italianë. Nusen e xhaxhait tim për ta poshtëruar se kishte qenë grua ministri e kanë çuar te banja e kazermës duke i thënë: “Këtë pastroje se këtu do të rrish ti”. Ajo pastroi banjën dhe gjeti disa kartonë, i ka shtroi si mbulesë dhe aty ka jetuar. Turani ka qenë i tmerrshëm, pasi nuk kishte as mjek. Fëmijëve u ra disa herë dizenteria. Kanë vdekur brenda 48 orëve mbi 20 fëmijë nga dizenteria. Madje një grua që e quanin Cuklina kishte 12 fëmijë, mes të cilëve dhe dy binjake. I humbi fëmijët e parë më pas dhe një nga vajzat binjake. I kujtoj ende sot si dy fëmijë shumë të bukur. Më pas kam dëgjuar që ajo u arratis në Jugosllavi bashkë me dy vajzat.

Ju pse thoni që ishte një kamp shfarosjeje Tepelena?

Ne aty hanim bukë thatë. Kur kemi shkuar në kazermat e Velicornit aty vunë kazanë me gjellë, por në Turan nuk kishte, vetëm bukën merrnim. Kur kemi shkuar në kazermë aty nisëm të marrim gjellë kazani. Fëmijët që ishin të vegjël merrnin vetëm 400 gramë bukë, ata që punonin kishin 600 gramë. Më pas na shfrytëzonin për të mbajtur dru nga malet e Turanit, e i zbrisnim për t’i stivosur …

Mbani mend emra fëmijësh në Turan që kanë humbur jetën, ose në Tepelenë …?

Jo, nuk mbaj mend.

Uria ishte një nga shijet më të hidhura në Turan, në Tepelenë?

Ishin gjashtë kazerma plot e përplot me njerëz e kishin vend vetëm 45 centimetra për njeri. Kazermat ishin marinarë me shtretër poshtë. Gjella e kazanit ishte e tmerrshme, ne kemi ngrënë grosh me miza, me krimba … Të betohem nuk kishte një kokërr grosh që të mos kishte miza. E hanim se ndryshe do të vdisnim. Një shkodran që ishte me ne në kamp bënte humor e thoshte: “Hajeni se është grosh e mirë e mos u ndini!”.

Sa zgjati e gjitha kjo?

Kampi i Tepelenës u prish kur erdhëm në Lushnjë më 1954-n.

Një nga faktet që historianët e quajnë kampin e Tepelenës më të mirë se të tjerët është se fëmijët shkonin në shkollë. Është e vërtetë?

Po, fëmijët shkonin në shkollë. Ne kishim disa jastëkë që i kishim marrë në Berat me lesh. Nxirrnim lesh nga jastëkët e bënim tuta me i shit për të blerë miellin, që bënin majanë ato zonjat e kënaqeshin fëmijët … Vëllain tim e ka parë polici duke u kthyer nga shkolla që kishte blerë miell. Juve mund t’ju duket çudi, por është e vërtetë, e kanë lidhur në betonin e çezmës me shpinë nga çezma, e kur nisi errësira ai bërtiste pasi piklat e ujit i kujtonin përrallat e shtrigave që u tregonim fëmijëve. Ne ishim pas telave, ndërsa ai bërtiste: “O nëna po vjen shtriga, është duke më marrë!”. Unë, nëna ime, motra i thoshim: “Mos ki frikë se janë stërpikat e ujit që marrin dritë nga drita e elektrikut. Nuk janë shtriga …” Vetëm kur i ra të fikët që i ra koka djalit e kanë larguar nga aty.

Më pas i hoqën të drejtën për të shkuar në shkollë. Vetëm kur shkoi në Lushnjë e nisi shkollën sërish, pasi i thoshin se “ke gërvishtur sytë e Qemal Stafës në libër”.

Cila ishte dita më e trishtuar për ju në kampin e Tepelenës?

Puna ishte e trishtueshme se nuk kishin takat njerëzit të punonin dhe punën duhej ta bënin. Burrat dimrit punonin në lumin e Bënçës. Mbaj mend një burrë që ngriu nga të ftohtit dhe e fusnin në kazan me ujë të ngrohtë e pastaj të ftohtë deri sa e sollën në vete, aq ftohtë ishte …

Kush është dita më e dhembshme që ju kujtohet?

Dita më e dhembshme se të tjerat ishte kur kishte gjashtë javë gjyshja që na kishte vdekur e na lajmëruan të hiqnim rrobat aty ku ishin mbrapa kazermave për t’i çuar tek ura e Bënçës. Diku aty hapëm varrezat. Ne vetëm disa dryna i vendosëm poshtë e disa dryna sipër kur i hodhëm dheun, as arkivol asgjë. E nëse nuk do të kishte rrobat e leshit që e kapën burrat dhe e hoqën duke e vendosur në barelë nuk kishte mundësi që të rrinte trupi pas gjashtë javëve. Kjo ishte shumë e dhembshme. Kur erdhëm nga shkolla dhe gjetëm gjyshen e vdekur na erdhi shumë keq, por më e dhembshmja ishte kur e kemi hequr nga varri dhe e kemi çuar për së dyti në varr, e na lajmëruan sërish ta hiqnim edhe që andej duke e çuar në fund të kazermave ku derdhej Bënça. Aty lumi i ka marrë të gjitha varrezat dhe gjyshen … Kur ishte duke vdekur gjyshja u tha nuseve: “Mos i mallkoni djemtë se s’kanë dashur t’ju bëjnë keq. Po politika kështu erdhi, ishte fati juaj që të vuani prej tyre”. “Jo, nënë, u thanë ato, mos ki merak.” “Amanet tha nëse ka mundësi eshtrat e mia m’i çoni në vendin tim, mos m’i lini në Tepelenë.” Ne nuk patëm mundësi ta shihnim më varrin e saj. Jo vetëm varrin e gjyshes sime, por janë shumë varreza që kanë humbur.

Një gruaje i kishte vdekur djali. I doli lirimi, por nuk kishte mjete të kthehej dhe ngeli gati dy muaj në kamp që të gjente mjet të nisej. Një ditë prej dite vajti i gjeti eshtrat e fëmijës dhe i mbajti dy muaj poshtë jastëkut.

Në Tepelenë aq uri kishin njerëzit saqë sa hynin në derën e kazermës ajo kishte mbaruar, nuk kishin asnjë kafshatë më. Nënat tona ishin shumë të rregullta e merrnin bukën dhe e ndanin në tri copa, në tri vakte. Shpeshherë vëllai im thoshte ma jepni racionin e darkës ta ha tani në drekë, se në darkë do të ulem do fle. Në darkë binte të flinte e s’e merrte gjumi se kishte uri e ne të tria prisnim pak nga racioni ynë i bukës e i thoshim: “Çohu Zef e ha pak bukë!”.

Ishte më e lehtë situata në Lushnjë dhe në Gradishtë?

Kur shkuam fillimisht vazhdoi edhe pak ajo gjella e kazanit, pastaj thanë se mund të punonim vetë e mund të ushqeheshim. Të them të drejtën situata ndryshoi shumë kur shkuam në Lushnjë, aty zhdukëm urinë, pasi Myzeqeja kishte grurë dhe e shitnim në pazar. Më kujtohet si tani kur blinim grurë e i bluanim te mullinjtë në Karbunarë dhe kur kemi bërë bukë vetë nuk di ta them lumturinë që kishim, se ishim duke u ngopur me bukë. Pastaj mblidhnim panxhar … asnjë lloj ëmbëlsire nuk më duket më e mirë se panxharët e zier. I zienim në mbrëmje, i linim në tepsi dhe kur vinim nga puna i hanim si me qenë gjëja më e mirë e botës.

Në Savër të Lushnjës humbët edhe mamanë tuaj?

Mamaja ime humbi jetën në Gradishtë në vitet ‘90, pak muaj pa pasur mundësi të shihte të birin, sepse vëllai im kur e morën ushtar iku nga Ksamili siç ishte e doli në Korfuz.

Si e kujtoni nënën tuaj?

Nënën time e kujtoj që ishte vetëm dhe unë jam kujdesur shumë. Ajo për mua ishte gjëja më e shtrenjtë. Nuk e kisha nënë, por shoqe dhe gjithnjë mundohesha t’i rrija afër. Nga Savra atë e çuan në Gjazë dhe aty shkoja shpesh e shihja nënën. Kur nuk po merrnim më haber nga vëllai shkova në gjendjen ushtarake dhe pyeta: “Si është e mundur që nuk kemi më haber nga vëllai …” Më pas më thanë se vëllai nuk ishte më ushtar. Ne mendonim se mos ishte në burg ose e kishin kapur, mendonim gjithçka të keqe, por asgjë nuk na thoshin. Pas shumë kohësh mësojmë nga një nusja e nipit tonë nga Kosova … Vëllai im quhej Zef Rrok Pjetër, i kishim vënë tre emra. Kushërira na shkroi letër duke na thënë të mos bëheshim merak pasi Rrok Pjetri ishte shumë mirë me shëndet dhe e kishte marrë xhaxhai i vet në Amerikë. Aty mësuam të vërtetën që vëllai kishte ikur, por si ka ikur e morëm vesh kur erdhi.

Në kampin e Gradishtës ju keni kaluar të gjithë rininë?



Unë jam fejuar në mars 1958. Nuk jemi martuar me dashuri. Vjehrra ime kishte mbetur vetëm, sepse nusja i punonte në fabrikën e tullave. Ne kemi qenë në kampin e tullave kur erdhi kampi i Tepelenës në Savër në Lushnjë. Një pjesë na sollën më përpara në Lushnjë, ndërsa një pjesë tjetër më vonë … Kur erdhi kampi i Tepelenës vjehrra ime mbeti vetëm në mes të rrugës, pasi askush nuk po e merrte në dhomë, atëherë nusja e xhaxhait tim shkon dhe i thotë të vinte te dhoma jonë. Ne ishim disa vajza që rrinim me nusen e xhaxhait dhe zumë shumë miqësi me vjehrrën time, i bënim hyzmet si vajza që ishim. Një ditë prej dite e takoj në Lushnjë, kisha dalë të bëja pazar. Asaj i kishte dalë djali (im shoq) nga burgu. Unë e përshëndes dhe ajo më thotë: “Jam me djalin që kam pasur në burg”. Krejt indiferente i dhashë dorën duke i thënë shyqyr që kishte dalë nga burgu! Ndërsa ai ma tregonte gjithmonë se “atë minutë që më ka prezantuar mamaja mendoja se këtë do ta marr grua”.

E mbani mend ditën e dasmës?

Nuk mund të quhet dasmë. Jemi mbledhur disa shoqe e kemi ngrënë diçka. Ditën që do të ikja nuk gjendej taksi … shkuam deri te stacioni i trenit në Gradishtë e aty na mori një taksi e Lushnjës. Kemi dalë me karrocë, por ajo mbeti në baltë. Kam veshur çizmet, kam përveshur fustanin, duke mbajtur përkrahu nusen e xhaxhait që ishte italiane, pasi thoshte “u mbytëm në baltë …”.

Ju u martuat në internim me të birin e Mustafa Merlikës e me këtë martesë ju duket se e rënduat edhe më shumë biografinë tuaj?

Të them të drejtën biografia jonë ishte e rënduar, pasi kur Mustafai ishte kryeministër, ministër të Brendshëm pati thirrur xhaxhain tim, si burrë me besë që ishte. Ai ka bërë një libër shumë të bukur që ka shkruar jetën e vet në të …

Na e rrëfeni pak gëzimin tuaj të parë?

Të them të drejtën të shtëpisë donin që të ishte djalë, unë thosha gjithmonë “vetëm të jetë fëmijë i shëndoshë”. Kur më thanë ke bërë një fëmijë shumë të bukur, unë e kuptova që ishte vajzë. Luta Zotin, që të mos ketë fatin tim, megjithatë vajza nuk pati shumë fat, pasi fëmija i parë që i lindi kishte një sëmundje që nuk e zhvillonte. E keqja shkon tek e keqja më duket, ndërsa e mira tek e mira.

Në vitet ‘80 a kishit shpresë që diktatura do të përmbysej vërtet ndonjëherë?

Jo, pasi diktatura që ka qenë në Shqipëri nuk ka qenë në asnjë vend të demokracive komuniste pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo çfarë është bërë në Shqipëri nuk është bërë në asnjë vend, mund të jetë bërë vetëm me holokaustin me hebrenjtë.

Në vitin ‘90 kur ra diktatura, ku ishit, si e morët vesh?

Unë isha në Gradishtë e të them të drejtën kurrë nuk na kishte përmendur vjehrra që kishin diçka tjetër veç një shtëpi në lagjen “Lazër Huta”. Këta kishin pasur dhe një pjesë toke në Varosh të Durrësit, por ajo s’e zinte kurrë në gojë, duke menduar se do të vdisnim pa lirinë. Një miku ynë që shkoi të merrte dokumentet e veta sheh emrin tonë, e më çoi fjalë që kisha një tapi në Durrës …

Kush ju tha që internimi mbaroi?

Të gjithë donim të dilnin nga kampi pastaj … Unë kam ikur më 1992-shin nga Gradishta, pasi isha vetëm me burrin, vajzën e kisha të martuar në Shkodër. Shtëpia ishte e zënë me njerëzit që kishte futur qeveria, pasi shtëpinë e vjehrrës sime e ka marrë Spiro Moisiu.

Pas 45 viteve në internim, kur ju vijnë në mendje xhelatët, ata që kanë përfaqësuar dhunën … çfarë ju vjen në mendje?

Ishte sistemi që i zgjidhte njerëzit që urdhrat të zbatoheshin edhe më keq sesa jepeshin. Njerëz pa mish e shpirt …

Kujtoni ndonjë nga xhelatët?

Në Tepelenë kanë qenë shumë, por ai që ka qenë i tmerrshëm ka qenë kapter Selfo … Ai gjuante me shkelma … më kujtohet një Shega Frashëri, e cila nuk ishte mirë nga gjendja shëndetësore e nuk donte të shkonte në mal dhe nguli këmbë që nuk shkonte se nuk mundte. E varën shpatullash me tela për tri ditë deri sa i ra të fikët …

Çfarë është bërë me kapter Selfon pas viteve ‘90?

Nuk bëhet asgjë për ne, pasi gjithçka sot në dorë e kanë fëmijët e tyre. Ne jemi gati si më parë. Jemi të vdekur në këmbë. Unë kam shkuar fëmijë në kamp e kam dalë gjyshja e tre fëmijëve dhe ende nuk kam marrë asnjë shpërblim për internimin që kam punuar që në moshën 14-vjeçare.

Nëse do të kishit mundësi të bënit shkollë të lartë, çfarë do bëheshit?



Kur isha e vogël mendoja të vazhdoja shkollën, por isha shumë e lidhur me artin, muzikën dhe e vetmja gjë që më ka mbajtur gjallë është muzika, sepse kam qenë shumë e ndjeshme. Sot e kësaj dite kur është ndonjë makinë dhe ka ndonjë kasetë të bukur kam qejf ta hap dhe ta dëgjoj. Dikur ka qenë një program muzike me përshëndetje. Unë bëja çdo punë me shpejt që kur të vinte ai programi të dëgjoja muzikën.



Si është jeta juaj sot?



Sot jam shumë e kënaqur që në familjen e burrit duhem prej të gjithëve. Jam vetëm, por nuk më lënë vetëm, pasi nipi im Eugjeni më merr, më pret biletat dhe shkoj e vizitoj shpesh. Udhëtoj, shkoj në Gjermani, Itali, kthehem sërish këtu në Tiranë ku jam vetëm. Vetmia nuk më pëlqen, pasi jam tip që më pëlqen komunikimi.



Çfarë do t’u thoshe të rinjve shqiptarë që nuk e njohin shumë diktaturën?



Do u thosha që diktatura është gjëja më e keqe, pasi nuk je i lirë kurrë.

Pengu më i madh që ke sot?

Një nga akuzat që i është bërë vjehrrit tim dhe xhaxhait është se jemi shitur tek italianët. Kjo nuk është e vërtetë. I vetmi bashkëpunim i tyre me italianët ka qenë për bashkimin e trojeve shqiptare në kohën kur ka qenë kryeministër vjehrri im. Tirana ka qenë kryeqyteti i gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Pra më shumë se 45 vite internim ju dhemb fakti që ju kanë quajtur tradhtarë?

Po.

       
eni vasiliKlara MerlikalibriUET Press
Të lidhura

Precedenti Maks Velo: Po tani, 30 vjet më pas a mund ta përballojmë të vërtetën e dosjeve?

Projekti për kujtesën, misioni i Institutit Europian Pashko për të njohur të shkuarën

Botimi i UET-PRESS: Kujtesa është Letërsi

10 libra që duhet të lexoni sipas Lucija Straley

Sheshi “Skënderbej”, pronarët që shpronësohen dhe marrin 1.8 milionë dollarë

Iva Tico: 10 libra që duhet t’i merrni me vete me pushime

Rikard Ljarja: Pushofsh në paqe Bekimi i mirë…

Arta Marku: Letërsia, destinacionet ku trenat nuk mbërrijnë
PAS
PROJEKTI PËR KUJTESËN, MISIONI I INSTITUTIT EUROPIAN PASHKO PËR TË NJOHUR TË SHKUARËN
PARA
IGGY AZALEA E NXJER ZOGUN SHESHIT, TËRBON NDJEKËSIT NË INSTAGRAM…
Leave a Reply
YOUR EMAIL ADDRESS WILL NOT BE PUBLISHED. REQUIRED FIELDS ARE MARKED *

Comment

Name *

Email *

Website

Save my name, email, and website in this browser for the next time I comment.


 
 
Torna ai contenuti | Torna al menu