MONUMENTI I SKENDRBEUT NE ROME - DARDANIATV

Vai ai contenuti

Menu principale:

MONUMENTI I SKENDRBEUT NE ROME

Botohet libri për monumentin e Skënderbeut në Romë

Nën kujdesin e historianit Bejtulla Destani, kohë më parë është botuar libri, “Monumenti i Skënderbeut në Romë”, i cili përmes dokumenteve sjell  historinë e ndërtimit dhe inaugurimit të bustit të heroit kombëtar të shqiptarëve në Romë, në kohën e fashizmit italian.Libri përmbledhë dokumente historike mbi historikun e monumentit të Skënderbeut të Romë, që ndodhën në arkivin e qytetit të Romës, Arkivi qendrorë i shtetit të Italisë dhe Arkivit historik të Ministrisë së Jashtme të Italisë.Monumenti i Skënderbeut u inaugurua në vitin 1940 pas një kohe kur Italia fashiste, kishte pushtuar Shqipërinë duke e bërë pjesë të saj.Sipas Domenico Morellit që ka shkruar parathënien e këtij libri, dokumentet që paraqiten në këtë libër sjellin dosjen e veprës që është punuar në kohën e fashizmit, dhe vendosur në sheshin që dikur quhej ‘Raudusculana’, ndërsa nga korriku i 1940 mori emrin Sheshi ‘Albania’.“Monumenti sipas nismëtarëve të asaj kohe, donte të vinte në dukje lidhjet natyrore dhe historike mes dy popujve, atij italian dhe shqiptar”, ka shkruar Morelli.Monumenti i Skënderbeut është punuar nga skulptori italian, Romano Romanelli, një prej skulptorëve më në zë të artit italian të para dhe pas luftës së Dytë Botërore.

 
Torna ai contenuti | Torna al menu