- DARDANIATV

Vai ai contenuti

Menu principale:

Majko: Hapim kufijtë me Kosovën! Tërbohen serbët: Provokacija

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, ka deklaruar dje se në fillim të vitit të ardhshëm, kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës do të jenë të hapura.

Në Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare të zhvilluar në Kosovë, ministri për Diasporën, Pandeli Majko, tha se Shqipëria dhe Kosova do të firmosin dy marrëveshje për diasporën në mbledhjen e përbashkët, që pritet të zhvillohet sot në kuadër të festave të nëntorit.

Majko tha se më 1 janar 2018, në vitin e Skënderbeut duhet të hapen edhe kufijtë mes dy vendeve. “Emergjencën e një marrëdhënie të re me diasporën shqiptare, e cila është shumë herë më e fuqishme në aftësi dhe kapitale. Shqipëria dhe Kosova në takimin e përbashkët midis dy qeverive edhe me rastin e ditës së flamurit do të firmosin për marrëdhënien me diasporën dy marrëveshje të rëndësishme bilaterale. Të dyja shtetet po shikojnë mundësinë për t’i bashkangjitur ambasadave një rrjet të konsoliduarish të përfaqësuesve të diasporës për të ndihmuar në promovimin e imazhit të vendit dhe interesave ekonomike të tyre. Një rrjet qendrash kulturore të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës do të ngrihen si qendra të shqiptarisë në perëndim. Kalimi nga modeli i reminitancave në modelin e kontributit direkt në formën e investimit është prioritet dhe detyrim për shkak edhe të ndryshimeve në fluksin e reminitancave dhe zhvillimeve të rëndësishme në vendet ku bashkatdhetarët jetojnë në një numër më të madh… Në 1 janar 2018 vitit të Skënderbeut të hapim kufijtë”, -tha Majko.

Pas deklaratës së ministrit të Shtetit për Diasporën ka reagur menjëherë Serbia.

Sipas mediave serbe kjo deklaratë vlerësohet si provokim ndaj shtetit serb. Gazeta serbe Blic, shkruan se Majko në këtë forum foli në emër të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Aty theksohet se në takim kanë marrë pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Presidenti, Hashim Thaçi.

Majko, që në kohën e eksodit të madh gjatë luftës në Kosovë, ishte kryeministër i Shqipërisë, tha se në atë kohë kur Shqipëria hapi kufirin për shqiptarët e Kosovës, askush nuk kërkoi pasaporta dhe s’ka përse të kërkohen pasaporta as tani.

Ndërkohë sot, në Korçë do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, ajo mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në axhendën e kësaj mbledhjeje përfshihen disa marrëveshje, për dy prej të cilave foli edhe deputeti socialist, Pandeli Majko.

Kjo është mbledhja e katërt e dy qeverive, që kur në pushtet ka ardhur Edi Rama.

Mbledhja e parë u zhvillua në Prizren më 11 janar 2014, ku në atë kohë kryeministër i Kosovës ishte Hashim Thaçi. Mbledhja e dytë e përbashkët u zhvillua më 23 mars 2015, në Tiranë, ku qeveria e Kosovës prezantohej me Isa Mustafën.

Në 3 qershor 2016 dy qeveritë u mblodhën përsëri në Prishtinë, ndërsa sot radha i takon sërish Shqipërisë, në një tjetër qytet të bukur, Korça, ku kryeministri shqiptar Edi Rama do të jetë në krah të homologut të tij kosovar Ramush Haradinaj. Por ndryshe nga herët e tjera mbledhja e dy qeverive do të zgjasë dy ditë.

Mbledhja e përbashkët do të nisë në orën 16:00 të ditës së sotme ndërsa një orë më pas do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare, e cila do të pasohet nga një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave, Rama dhe Haradinaj.

Të dyja delegacionet do të zhvendosen nesër në ditën e pavarësisë, në qytetin e Vlorës, ku në mesditë do të organizohet ceremonia e ngritjes së Flamurit në sheshin e “Pavarësia”.

Pas ceremonisë, do të shpallet zyrtarisht edhe logoja e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut.








Meta: Një ditë e ndritur! Rama: Shqiptarët bashkohen në BE

Presidenti Ilir Meta uroi nga qyteti i Vlorës të gjithë të shqiptarët për festën e 28 Nëntorit. Kreu i shtetit tha se kjo ditë është më e ndritura në të gjithë historinë e kombit shqiptar.

“Sot kjo është data më e ndritur në historinë e kombin tonë sepse është  data që bashkon dy ngjarjet më të mëdha të vendit me të njëjtin dimension dhe rëndësi historike. Jo rastësisht burri i mençur Ismail Qemali dhe të gjithë patriotët shqiptarë vendosën të shpallnin pavarësinë në 28 Nëntori të vitit 1912”.


Kurse Kryeministri Edi Rama ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës dhe të trevave të tjera do të bashkohen në familjen e madhe europiane.

Gjatë fjalimit të tij në aktivitetin e zhvilluar në Vlorë ku merrnin pjesë Presidentët Ilir Meta, Hashim Thaçi e personalitete të tjera, Kryeministri komentoi zërat për bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Kreu i qeverisë theksoi se shqiptarët do të bashkohen gjatë anëtarësimit në BE të Shqipërisë e Kosovës.

“Sa për ëndrrën tonë bashkimin tonë, është politikbërja mbi realitetin dhe jo mbi emocionet, e vetmja rrugë prej ku vjen fryjmëzimi ynë i përditshëm. Realitetet më shumë se sa pasionet drejtojnë sytë mbi një projekt përbashkues, por të unifikuar nga sinergjitë e përbashkëta në një terren paqësor në rrugën e hapur të anëtarësimit në familje europiane. Modeli shqiptar i bashkëjetesës është një udhërrëfyes që larmia e kësaj bashkëjetes të kultivohet edhe te brezat e rinj”, u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri vlerësoi edhe shqiptarët e diasporës për rolin që kanë luajtur duke çuar lart emrin e shqiptarëve kudo në botë.

“Një mirënjohje të sinqertë meritojnë të gjithë ata shqiptarë që jetojnë larg trojeve tona. Diaspora shqiptare është një nga historitë e mëdha të suksesit të kombit tonë në rolin që ka luajtur mnë krijimn e shteteve tona Shqipërisë dhe Kosovës e deri te sukseset e tyre personale”, theksoi Kryeministri Edi Rama.

Shefi i ekzekutivit foli edhe për marrëveshje të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës për heqjen e barrierave tregtare e ekonomike mes dy vendeve.



Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.




Trump e cilëson Shqipërinë një partner vendimtar dhe kërkon një bashkëpunim të thellë për çështje me rëndësi globale. Ai gjithashtu ndalet edhe tek integrimi, duke këshilluar të zbatohen reformat kyçe të drejtësisë


“I dashur Zoti President, Ndërsa ju festoni 105-vjetorin e Pavarësisë më 28 Nëntor, populli i Shteteve të Bashkuara më bashkohet në urimin për popullin shqiptar. Në këtë ditë ne konfirmojmë miqësinë tonë të fortë dhe përkushtimin ndaj Shqipërisë si dhe presim që ta fuqizojmë edhe më tej këtë marrëdhënie gjatë viteve të ardhshme.

Dy kombet tona kanë zhvilluar një bashkëpunim të thellë që na ka lejuar të punojmë së bashku për të trajtuar çështje me rëndësi globale. Ju falënderojmë për rolin tuaj si partner vendimtar në promovimin e qëndrueshmërisë rajonale dhe luftën kundër ekstremizmit si dhe mbështetjen tuaj anembanë botës si një Aleat i NATO-s dhe vend anëtar i kolacionit për Shkatërrimin e ISIS-it.

Këtë vit mirëpritëm zbatimin nga ana e Shqipërisë të reformave kyçe të drejtësisë, të cilat e kanë sjellë vendin më afër qëllimit për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimit më të madh rajonal. Ne e lavdërojmë përparimin që ka shënuar Shqipëria në drejtim të integrimit euro-atlantik dhe të sigurimit të paqes e begatisë për të gjithë shqiptarët. Jemi bashkë me ju teksa festoni këtë ditë të veçantë dhe iu uroj Ju dhe popullit shqiptar gjithë të mirat gjatë vitit të ardhshëm!” – shkruhet në mesazhin e urimit të Presidentit Trump.







Ministri italian Minniti: Do godasim ata që janë të paprekshëm në Shqipëri

Ministri italian Minniti: Do godasim ata që janë të paprekshëm në Shqipëri
Sot ministri i brendshëm italian Minniti tha një fjalë të madhe, e cila pritet nga shqiptarët dhe nga miqtë ndërkombëtarë: Do godasim fort të paprekshmit! Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti tha ditën e sotme se vendi i tij do ti qëndrojë në krah Shqipërisë, por nuk duhet të ketë njerëz të paprekshëm. Duke folur para policëve dhe ambasadorëve, Minniti u shpreh se askund nuk duhet të ketë njerëz të paprekshëm nga ligji.

‘Më lejoni të falënderoj forcat e Policisë italiane, Policinë e Shtetit, GdF për punën  e jashtëzakonshme që kanë kryer këto vite. Gra dhe burra të Policisë Shqiptare, sepse në këto vite kemi pasur rezultatet që janë njohur dhe nga autoritete italiane.

Faleminderit sepse vërtet ne kemi përballë një operacion suksesi, që u përshkrua këtu me  shifra që prej vitit 2013 deri ën 2017 dhe ne kemi parë një rritje progresive të rezultateve.

Sidoqoftë në momentin kur theksojmë që kemi të bëjmë me një operacion suksesi më lejoni të nënvizoj dy gjëra: e para, kryhen në kohë dhe duhen mbajtur edhe në vitet e ardhshme.

Kemi diskutuar për këtë edhe  mikun tim shumë të dashur për ndërveprim të fuqishëm. E di shumë mirë se ky është një objektiv strategji i qeverisë shqiptare dhe kam ardhur për të thënë se do të kemi bashkëpunimin e plotë të qeverisë italiane dhe ministrit italian.

Ne duhet të godasim organizatat e mëdha të trafiqeve të paprekshmit, sepse në Europë, Itali, Shqipëri, nuk ka të paprekshëm. Ky është një objektiv që do të punojmë së bashku’, tha gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti.

Fill pas ministrit italian e ka marrë fjalën ministri shqiptar Fatmir Xhafaj i cili në të njëjtën me kolegun italian, theksoi se do godasim fort. Bile mes rreshtave, ai shtoi se kohët po ndryshojnë në ministrinë e brendshme dhe në policinë shqiptare. Vetëm sa nuk e tha se “ajo polici e lidhur me krimin” do të shkrihet. Por kushdo e kuptoi se e kishte fjalën për kohët e Saimir Tahirit.

Pra pas fjalës së ministrit italian Minniti, shqiptarët po presin dhe pyesin: Kush është peshku i madh në politikë i lidhur me bandat e drogës? Kush do të arrestohet?

SHPËRNDAJE NË :
Click to share on Facebook (Opens in new window)Click to share on Twitter (Opens in new window)Click to share on Google+ (Opens in new window)Click to email this to a friend (Opens in new window)Click to share on WhatsApp (Opens in new window)


Eparkia e Horës së Arbëreshëve, që kremton 80-të vjetorin e themelimit, është një vatër e identiteti të fortë kombëtar e shpirtëror. Prof. Zef Chiaramonte, në mikrofonin e Radio Vatikanit flet mbi programet që mbahet për jubileun e 80-vjetorit të Eparkisë së Horës së Arbëreshëve dhe përshkimin e rrugëtimit historik



Eparkia a dioqeza e Horës së Arbëreshëve, në Sicili, kremton 80-të vjetorin e themelimit. Kujtojmë se Eparkia e Horës (qytezës) së Arbëreshëve u themelua me Vulën Papnore “Apostolica Sedes” të  26 tetorit të vitit 1937 nga Papa Piu XI. Ky institucion kishtar u krijua për besimtarët që ndjekin ritin kishtar bizantin. Me Vulën e sipërmendur Hora e Arbëreshëve u bë seli Eparkiale (dioqezane) dhe Kisha e shën Dhimitrit u ngrit në dinjitetin e Kishës Katedrale.  Kjo Eparki, përveç Eparkisë tjetër arbëreshe në Ungro të Kalabrisë, përbëhet prej pesë vendbanime të arbëreshëve në Sicili.

Po kujtojmë se këto dy Eparki (dioqeze) kishtare të riti bizantin, janë kurorëzimi i një historie shekullore të Arbëreshëve, të cilët vetëm duke u nisur nga shekulli XVIII arritën të kishin nga një despot (ipeshkëv) të tyre, i cili nuk ishte ipeshkëv ordinar, do të thotë nuk drejtonte komunitetin kishtar sipas të drejtave kanonike, por kujdesej vetëm për shugurimin e klerit dhe mbrojtjen e traditës kulturor e kishtare arbëreshe. Pastaj, nga viti 1919 komuniteti arbëresh i Kalabrisë fiton Eparkiën a Dioqezën me despotin(ipeshkvin) ordinar me seli në Ungro, ndërsa ajo e Horës së Arbëreshëve e fiton këtë të drejtë kishtare në vitin 1937.

Kur flasim për botën arbëreshe, në aspektin kishtar, duhet përmendur edhe komunitetin e murgjëve bazilianë, ku numri më i madh i tyre përbëhet prej murgjëve arbëresh. Ky manastir murgar është në lidhje me dy Eparkitë arbëreshe, ngase të tria këto njësi kishtare i takojnë traditës kishtare bizantine.

Mirënjohja kishtare e Arbëreshëve nga ana e Selisë së Shenjtë të Romës, është vlerësim i një historie 500 vjeçare të vëllezërve arbëreshë, nga koha e Gjergj Kastriotit Skënderbe, kur të kërcënuar nga pushtuesi otoman, u detyruan të largoheshin nga Atdheu, për arsye kombëtare e fetare. Që nga ajo epokë, historia e arbëreshëve u zhvillua në Itali deri në ditët tona, duke qëndruar gjithmonë besnik ndaj Atdheut e ndaj Selisë së Shenjtë, e duke dhënë edhe një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën kulturore e atdhetare. Në vitin 1999 Arbëreshët e Italisë u njohën me ligj shtetëror si pakicë kombëtare nga Republika e Italisë, kurse nga pikëpamja fetare, e sipas prof. Zef Chiaramonte-s ushqejnë aspiratën për t’u bërë Mitropoli kishtare.
















Ilmi Veliu
Dr.sci.Ilmi VELIU


Tradhëtia filloi më 1913, kur Esad Pashë Toptani ua shiti Shkodren malazezëve…..vazhdoi me Haxhi Qamilin,i cili u ngrit kundër pavarësisë së shtetit shqiptarë me kërkesën: “Duam baba dovletin!”, dhe mbas 13 vjetësh tjera, Ahmet Zogu mbasi nenshkroi “marrveshjen me N. Pashiq”, i “dhuroi” Serbisë “mike” Vermoshin dhe Shën Naumin, “marrveshje” kjo që u “rifreskua” me 14 Tetor 1926, dhe eshtë ende në fuqi!
Në vitin 1941,Shqipëria u çlirua
dhe u ribashkua përsëri por komunistët e Titos; Tempo, Mugosha e Popoviq, nuhatën dhe gjetën një tjeter kallëp terroristi anadollak – antishqiptar; Enver Hoxhën, që në nëntorin e vitin 1944 ua rikthei trojet e çliruara shqiptare jugosllavëve, duke fillar nga Ulqini,Tuzi, Hoti e Gruda; Lugina e Preshevës, Kosova e Maqedonia perendimore, dmth. më shumë se gjysmën e Shqipërisë së vitit 1913…që edhe sot nuk e kuptoj dhe mendoj se ajo pjesë që mbeti nën Zogun e Enverin duhej të quhej ,,Gjysëmshqipëri,, e jo “Shqipëri”, dhe brënda këtyre 100 viteve, pothuej, nuk ashtë drejtuar asnjëherë nga ndonjë shqiptarë i vërtetë që do të mendonte për ribashkimin e sajë!
Më 5 shtator 1945 Enver Hoxha dekoron agjentët komunistë të Titos të cilët kishin kontribuar në ndarjen e Kosoves dhe tokave tjera shqiptare nga Shqiperia, dhe vrasjen e shpërnguljen e një numëri shumë të madh të shqiptarëve që mbetën nën Jugosllavinë e Titos.
Me 1 korrik 1946, Tito shperblei Enver Hoxhen me dekoraten “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, me motivacionin që ne sot me plotë të drejtë mundemi ta quajmë “Tradhëtar i Popullit Shqiptar”.! Motivacion ky që mundet dhe vazhdon të qëndroi edhe sot mbi varrin e tij…
Eshtë po ajo “dekoratë” që KGB – ruse, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, me anë të ambasadorit Vladimir Tokin, në Tiranën e “kuqe”, me 21 prill 2005 dekoroi Ramiz Alinë, me rastin e 50 vjetorit si agjent rus! Dekorata përputhej edhe me 50 vjetorin e Masakrës së Tivarit, ku Ramizi kishte pasur një rol të rëndësishëm……
Franc Jakova, vëllau i Tuk Jakovës, ka treguar: “Kur Tuk Jakova, e ka pyetur Ramiz Alinë:
Po pjesa tjetër e kosovarëve që sollët nga Kukësi, gjatë rrugës për në Shkoder, ku i vendosët…?
– ….I vramë si qentë rrugës dhe i hodhëm në Dri e përroska, …ishin të gjithë kunder nesh!”… ishte përgjigjur Ramiz Alia.

Tradhëtia vazhdoi edhe pas vitit 1990 kur Sali Berisha e theu embargon dhe i shiste naftë po edhe armë e municione Millosheviqit për ti vrarë shqiptarët. Në Tiranë rrëzoi bustin e një diktatori-Enver Hoxha dhe solli eshtrat dhe bustin e një diktatori tjetër Ahmet Zogu i cili në asnjë veprim për asnjë nuansë nuk dallon nga Hoxha.
Sot, Edi Rama nuk lejon që në Shqipëri të hynë prodhimet nga Kosova sepse tregun shqiptarë e mbulon Serbia.
Përveq muhabeteve boshe dhe pallavrave politike, nuk ka ndonjë mirëkuptim apo bashkëpunim të mirëfilltë ekonomik në mes Shqipërisë dhe Kosovës.Tregu shqiptarë dominohet nga Serbia edhe ne Kosovë edhe në Shqipëri.
Në Kosovë në krye të shtetit ,,sakat,, që vazhdon të përpëlitet erdhi njëri nga bashibozukët dhe bashkëpuntorët më të zellshëm të Millosheviqit, i cili vite me rradhë ia luajti nënën Kosovës dhe tash uzurpon karriken e kryeministrit dhe lejon që Vuqiq të shëtitet nëpër Kosovën e masakruar nga forcat paramilitare serbe, në Kosovën kinse të pavarur dhe të vazhdoi ta quaj Kosovën djepi i Serbisë dhe të zbuloi përmendore të Millutinëve e Dushanëve , kurse Hashim Thaçi nuk mundi të vetëdisohet dhe ti lejoi vehtes që të afronte dhe bashkëpunonte, bashkëkomandantët e bashkëluftëtarët e tij.


 
Torna ai contenuti | Torna al menu