Menu principale:
Lojërat partizane “Enver Hoxha-
fadil hoxha, me urdhen te ........ helmoi ne burgun e Prizrenti patriotin BEDRI PEJANI firmetar i aktit te pavaresise, me nji shporte molle qe i dergoi gjate vizites,.... vrau XHEM HASIN-
Me vje keq qe ka hala shqiptare e kosovare qe nuk i dijne keto fakte...apo i dijne
Lufta “Nacionalçlirimtare” në Jugosllavi e në Shqipëri ishte luftë kriminale. Për katër muaj “çlirimi” partizanët serbo-
Të festosh përvjetorët e “çlirimit” është të festosh përvjetorët e krimit. Më e drejtë do të qe sikur të kujtoheshin viktimat e partizanëve, mbi varret e të cilëve do të duhej të vinim lule, në vend se të lejonim mjeranët partizanë të bënin homazhe, duke i kujtuar krimet e tyre.
Ato ditë shkruhej shumë për periudhën ende të pandriçuar sa duhet të raporteve Shqipëri-
Gjithnjë mjegullohej periudha e luftës, ajo e pasluftës dhe shkëputja përfundimtare e marrëdhënieve Jugosllavi-
Historianët e intelektualët përpiqeshin që në kohën e euforisë patriotike të ndriçonin pjesë të historisë kombëtare gjatë dhe pas luftës së fundit. Gjatë debatit fatkeqësisht në pjesën më të madhe u thanë gjërat që diheshin. Fadil Hoxha, kreu i kësaj fshehtësie, heshtte edhe më tutje. Kujt i druhej dhe nga kush frikësohej, kurrë nuk u mor vesh. Ndërkaq, me emrin e tij lidheshin disa masakra: vrasja e grupit të Kryezinjve, tradhtia në Drenicë, vrasjet e intelektualëve në Gjakovë, terrori ndaj elitës aristokratike e nacionaliste në Prizren, Pejë etj.
Megjithatë, në Simpoziumin e Pallatit të Shtypit ishin gati e tërë struktura e partizanëve të mbetur gjallë. Fadil Hoxha nuk e tha gati asnjë fjalë, kurse Xhavit Nimani në mënyrën e vet nisi të rrëfente diçka, megjithëse oratorinë e pati gjithë jetën thembër Akili.
Nga rrëfimi i Xhavit Nimanit veçova ato ditë në gazetën “Rilindja” disa segmente: “Më tha Fadil Hoxha të shkoja në Tiranë te Enver Hoxha me porosinë që të bisedonim për fatin e Kosovës, u kishim thënë popullatës shqiptare të na mbështesnin, sepse pas luftës Kosova do t’i bashkohej Shqipërisë. Enver Hoxha nuk ma përfilli kërkesën. Më tha ‘ik ti në Kosovë, sepse e kemi biseduar ne këtë punë me shokët jugosllavë’. Me t’u kthyer nga Tirana, ende pa i raportuar Fadil Hoxhës, Spasoje Gjakoviqi, më thotë: ç’i ke thënë ashtu Enver Hoxhës për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë? U habita, meqë bisedën me Enver Hoxhën e kishim bërë kokë më kokë, shpresoja se nuk e dinte askush tjetër.
Xh. Nimani kreu edhe punën e sekretarit të Enver Hoxhës gjatë luftës. Ai e tregonte dyshimin e tij para pjesëmarrësve në simpozium se bisedën e fshehtë e dekonspiroi E. Hoxha, e F. Hoxha, duke u raportuar jugosllavëve.
Në të njëjtin simpozium, ku ishte i pranishëm F. Hoxha me gruan, Vahiden, Xh. Nimani e tregoi një insert interesant: “Më raportonin korrierët tanë se brigadat serbo-
Nimani e tregoi dëshpërimin e tij për këtë përgjigje, ashtu sikurse deshi të tregonte se nuk ishte e vërtetë kinse nuk e kishin ditur zyrtarët e lartë krahinorë e federativë, sikurse përpiqeshin t’i nxjerrin edhe disa historianë. Të gjithë e kishin ditur çfarë bënin partizanët serbo-
Në simpozium edhe herën e parë, edhe herën e dytë F. Hoxha deshi ta kundërshtonte, mirëpo gruaja e tij që të dy herët e pengoi. “Mos fol!” ia tërhiqte vërejtjen, duke e kapur për mëngën e palltos. Nuk e kuptoja pse nuk e lejonte gruaja e tij të rrëfehej burri. Çfarë të pabërash fshihnin. Mosha i obligonte që nga fundi i jetës të bëheshin të sinqertë ndaj kombit të tyre, të cilit i kishin rënë pesëdhjetë vjet në qafë.
Brigadat serbo-
Kreu i udhëheqjes serbe e jugosllave kuptohej pse e bënin dhe pse e heshtën njëkohësisht masakrën e Tivarit apo masakrën e Shibenikut. Ato ditë vëzhguesit e huaj anglo-
Hoxhës i ngarkohej në shpirt edhe masakrimi i grupit të rezistencës antifashiste në krye me Kryezitë, sepse ata ishin për Shqipërinë etnike, ndërsa kundër ndikimit të Bashkimit Sovjetik e Jugosllavisë. Në arkivat britanike qe zbardhur dokumenti i majorit anglez, i cili e kërcënonte F. Hoxhën se nëse e vret grupin e Kryezinjve antifashistë, anglezët do ta ndjekin deri në fund të botës për krime lufte. Komandanti partizan, F. Hoxha, me sugjerimin e Beogradit i vrau të gjithë luftëtarët e arrestuar, duke i groposur fshehtazi. Një intervistë të cilën e bëri gazetari i “Rilindjes”, ndërsa ia dorëzoi një botuesi, familjar i Hoxhës, kurrë nuk u botua. Fatkeqësisht pjesën më të madhe të fshehtësive i mori në varr Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Ymer Pula etj. Në kohën sa mbahej simpoziumi iu ofrova për intervistë, por ai iu shmang bisedës. Nuk pranoi të deklarohej as kur iu ofruan gazetarë tjerë.
Më vonë bisedat me të që janë botuar në një libër janë falsifikuar e retushuar, me tha një koleg i vjetër, i cili më pati treguar se ka xhiruar disa orë intervistë me këtë partizan me shumë poste politike e shtetërore. Ai nuk e dinte fatin e atyre intervistave. Vetë nuk i kishte ruajtur.