Pagina 42 - DARDANIATV

Vai ai contenuti

Menu principale:

Pagina 42

Violinisti Hasan Bakalli dhe pianistja Geisu Basha, koncert në skenën e arteve
  

Me mbështetjen e Ambasadës Franceze në Shqipëri, u organizua të enjten në mbrëmje në Universitetin e Arteve Tiranë, koncerti i violinistit franko-shqiptar Hasan Bakalli dhe pianistes Geisu Basha. Ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi, i pranishëm në këtë koncert, shprehu vlerësim  për violinistin shqiptar Bakalli, talentin dhe mjeshtërinë e të cilit, siç tha Fitoussi, ka nderin ta ketë pjesë sot orkestra franceze. Violinisti Bakalli, pjesëtar i orkestrës “Viktor Hygo Franche Comte” në Francë, performoi me pianisten Geisu Basha, repertor nga  dy kompozitorë bashkëkohorë franceze, të cilën nuk janë prezantuar më parë në Shqipëri. Muzika klasike dhe baladë e interpretuar me mjeshtri nga artisti Bakalli, u duartrokit gjatë nga të pranishmit, familjarë, artdashës dhe të ftuar të tjerë në sallën e Universitet të Arteve në Tiranë. Bakalli ka studiuar në Liceun Artistik “J.Misja” me Prof. G. Bogdo dhe më pas në Institutin e Lartë të Arteve nën drejtimin e Prof. Ibrahim Madhi. Në vitin 1991, Hasan Bakalli ka qenë profesor violine në Institutin e Muzikes “Il Coretto”, koncertmaestër i orkestrës “Sonora Corda”, anëtar i orkestrës “Petruzelli” të Barit. Ai është laureat i recilateve të shumta me pianistin italian A.Cirillo në Bari, Foggia, Romë, Modena.  Në vitin 1993 ai shpërngulet  në Besançon- Francë ku është profesor në shkollën e muzikës në Vesoul për disiplinat violinë, violë. Ai është pjesë e orkestrës Viktor Hygo Franche Comte nga viti 1994. Repertori i tij si solist dhe dirigjent ka lënë gjurmë në Paris, Avignon, Besançon, Dole, Vesely, Pragë, Salzburg, Oberney, Guerlingen, Gorizia. Në gjurmë të suksesit artistik vjen edhe pianistja Geisu (Basha) Bakalli. E diplomuar për Dirizhim Simfonik me maksimumin e vlerësimit në Akademinë e Arteve. Geisu ka përfunduar me rezultate ekselente studimet e shkollës së mesme në piano në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, nën drejtimin e prof. Anita Tartari. Profesionalizmi e saj njihet edhe jashtë kufijve, duke marrë pjesë në koncerte të mbajtura në Amerikë, Francë, Angli, Izrael, Slloveni, Itali. Në 2008, transferohet në Itali, ku dhe vazhdon aktualisht të japë leksione pianoje në Accademia della Musica në Bari.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

 
 
Torna ai contenuti | Torna al menu